Le Temps (1901): “Ja vendimet e marra në Kongresin shqiptar të Napolit” - Bota Sot
Le Temps (1901): “Ja vendimet e marra në Kongresin shqiptar të Napolit”

Historia

E martë, 25 shtator 2018

Le Temps (1901): “Ja vendimet e marra në Kongresin shqiptar të Napolit”

Nga: Aurenc Bebja Më: 24 shkurt 2018 Në ora: 10:46
Rrëfimi i gazetës franceze

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 2 majit 1901, në faqen n°2, një shkrim mbi Kongresin shqiptar të Napolit dhe vendimet e marra prej tij.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, në shqip, rrëfimin e plotë të gazetës franceze:

Na shkruajnë nga Roma:

Kongresi shqiptar, i sapo mbajtur në Napoli, ka miratuar rezolutat në vijim:

Përdorimin e alfabetit latin në gjuhën shqipe:

Mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha komunat e Italisë – popullata e të cilave është me origjinë shqiptare – dhe përhapjen e gjuhës italiane në Shqipëri.

Asambleja ka votuar sërish kundër masave të qeverisë osmane që kërcënojnë në Shqipëri ekzistencën e gjuhës dhe kombësisë.

Kongresi, para se të ndahej, vendosi të takohej çdo vit në Itali.

Një grup delegatësh u prit nga Mbreti, i cili i përgëzoi ata për përpjekjet e bëra për ruajtjen e kombësisë shqiptare dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis Italisë dhe Shqipërisë.

Mbreti premtoi, ndër të tjera, të jetë president nderi i kongresit të vitit të ardhshëm.

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1901-ja-vendimet-e-marra-n%C3%AB-kongresin-shqiptar-te-napolit/

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test