Zbulohet shtëpia luksoze e shekullit të dytë

Historia

Zbulohet shtëpia luksoze e shekullit të dytë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 09:31
Një shtëpi luksoze

Një shtëpi luksoze e shekullit të dytë që daton në kohën e Perandorit Hadrian është thesari më i fundit arkeologjik i zbuluar gjatë gërmimeve për linjën e re të metrosë të Romës.

Shtëpia i përket komandatit të AD të shekullit të dytë dhe rrënojat u gjetën pranë stacionit qendror Amba Aradam-Ipponio.

"Ne mendojmë se këtu është shtëpia ku jetoi komandanti i kazermës dhe pushonte mbas punës,"-tha kreu i autoritetit të monumenteve të Romës, Francesco Prosperetti.

Shtëia ëshët 300 metra katrorë dhe është rreth 12 metra poshtë rrugës.

E gjithë struktura, e pasur me mozaikë, dekorime në mur, si edhe 12 dhoma duke përfshirë një banjë me ngrohje nën dysheme, do të zhvendoset për të filluar punimet me tunelet nëntokësore.

"Sapo tunelet të përfundojnë, gjetjet do të kthehen aty ku ishin, siç ishin, për të krijuar atë që me siguri do të bëhet stacioni më i bukur i metrosë në botë,"-tha Prosperetti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat