“Thaçi, Veseli, Syla, Haliti me shantazhe morën kontrollin mbi UÇK-në vetëm kur u vranë Komandantët kryesor” - Bota Sot
“Thaçi, Veseli, Syla, Haliti me shantazhe morën kontrollin mbi UÇK-në vetëm kur u vranë Komandantët kryesor”

Intervista

E martë, 22 maj 2018

“Thaçi, Veseli, Syla, Haliti me shantazhe morën kontrollin mbi UÇK-në vetëm kur u vranë Komandantët kryesor”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 9 nëntor 2017 Në ora: 14:01
Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Azem Syla

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, e konsideron si të suksesshëm rezultatin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Islami ka thënë se BKD ka arritur ta kthej zërin e Nacionalizmës Shqiptare komunën e Podujevës. Ai ka deklaruar se Balli Kombëtar Demokrat është duke punuar pandërprerë në shtirjen e tij në të gjithë territorin e Kosovës. Islami po ashtu ka folur edhe për gjendjen në Kosovë dhe periudhën e luftës.

“Bota sot”: Z. Islami, në zgjedhjet e 22 tetorit arritët të hyni në asamblenë komunale të Besianës, a mund të na thoni se si e vlerësoni këtë rezultat?

Gazmend Islami: Balli Kombëtar Demokrat-ja arriti ta këthejë në Kuvendin Komunal të Podujevës, zërin e Nacionalizmës shqiptare. Më duhet ta përmendi një fakt  , si parti parlamentare arritëm më shumë mund dhe sakrificë të regjistrohemi në KQZ; prandaj, duke e marrë parasyshë kohen shumë të shkurtër OBKD-ja bëri hapin e parë gjikant dhe të dali në opinion si një zë i shqiptarizmes. Më duhet të i përkujtoj fjalët e para të astronautit amerikan - Nill Amstrongut, kur thoshte sa po zbriti në trollin e Hënës: "Hap i vogël për njeriun, por kërcim i madh për njerëzinë"! Edhe OBKD-ja, për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, arrit të bëjë një hap të vogël për vete, por bëri një kërcim të madh për shqiptarinë. Sa i përketë pytjes suaj të dytë mund të thëm së OBKD-ja nuk ka bërë kurrfarë marrëveshje me asnjë parti politike; prandaj do ia lë kohës së si do shkoj puna me ballotazhin.. Për mbarëvajtjen e punëve në qytetin e Besianës rreth rezultateve të gjërëtanishme flasin vetë qytetarët e Besianës..

Image
Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami

“Bota sot”: Komuna juaj tashmë është në balotazh që do të zhvillohet më 19 nëntor, a është përcaktuar Balli Kombëtar se cilin kandidat për kryetar të komunës do ta përkrahni në këtë garë?

Gazmend Islami: Sa i përketë pytjes suaj të dytë mund të thëm së OBKD-ja nuk ka bërë kurrfarë marrëveshje me asnjë parti politike; prandaj do ia lë kohës së si do shkoj puna me ballotazhin.. Për mbarëvajtjen e punëve në qytetin e Podujevës  rreth rezultateve të gjërëtanishme flasin vetë qytetarët e Podujevës. Ne jemi në bisedime me LDK-në por nuk ka ende asgjë konkrete, përderisa nuk kemi një marrëveshje të arritur deri më tani.

“Bota sot”: Cilat janë synimet e ardhshme të Ballit Kombëtar Demokrat?

Gazmend Islami: Balli Kombëtar Demokrat është duke punuar pandërprerë në shtirjen se saj në të gjithë territorin e Kosovës, deri tani kemi arritur të kemi një shtrirje në Podujevë, Ferizaj, Viti, Gjilan, Shtime, Kaçanik, Fushë Kosovë, Kastriot, Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Malishevë, jemi duke punuar që këto ditë të krijohen degët në Prizren, Pejë.

 “Bota sot”: A do të merrni pjesë në zgjedhjet e ardhshme në nivel nacional?

Gazmend Islami: Ne jemi duke punuar, që zgjedhjet nacionale të na gjejnë të përgatitur, qëllimi ynë është që në zgjedhjet e ardhshme kurdo që do të mbahen, ne jemi të bindur që do të kalojmë pragun zgjedhor, dhe kjo do të ishte edhe një hap i madh që Balli të ketë grupin e vet parlamentar në Kuvendin e Kosovës, kjo do të sillte freski në politikën nacionale.

“Bota sot”: Si e vlerësoni qeverisjen aktuale në vend?

Gazmend Islami: Qeveria Haradinaj që është ndërtuar mbi një marrëveshje, mes atyre që kanë sjellë vendin këtu ku jemi, dhe atyre që kanë luftuar këtë klan, fatkeqësisht AAK shkoj në shtratin e gjarprit dhe jam i bindur që do të helmohet nga ai, kjo qeveri nuk do të jetë jetëgjatë sepse për këtë nuk ka interesa, PDK e cila në momentet kur nuk e pret Z. Haradinaj ata do ta godasin.

Kjo Qeveri do të mbahet mend vetëm që kishte më shumë se 50 zëvendësministra.

“Bota sot”: Kush duhet të bartë përgjegjësi për ngecjet e Kosovës?

Gazmend Islami: Përgjegjës janë të gjitha qeveritë që kanë udhëhequr me pushtetin, por qeveria e përkohshme e pasluftës , kishte instaluar një strukturë e cila tash e 17 vite udhëheq me shtyllat e shtetit, prokurorin, policin, postën, FSK-në. Mjerisht ende nuk kemi mundur të çlirohemi nga këto struktura që unë i quaj struktura të territ.

“Bota sot”: Gjykata Speciale po bën hapat e fundit drejt funksionalizimit të tërësishëm, çfarë prisni nga ky proces?

Gazmend Islami: Gjykata speciale a kanë krijuar ata që janë të interesuar të ikin nga kjo gjykatë, mendoj së mënyra e formimit të saj tregon që është një gjykatë politike, krejt faji bie mbi institucionet e Kosovës të cilat nuk ishin të interesuar që kriminelët ti dënonin vet në Kosovë,  pra të zbardhnin vrasjet gjatë luftës dhe pas saj.

 “Bota sot”: Çka ka mbetur pa u thënë deri më tash për kohën e luftës?

Gazmend Islami: Lufta e UÇK-së ishte e shenjët,  por është e dhimbshme nëse kujtojmë që krejt strukturat organizative të luftës që ishin brenda Kosovës ishin vrarë, dhe është tepër e rëndë nëse mendojmë që katërshja e tmerrshme, Thaçi, Veseli, Syla, Haliti përmes shantazheve kanë arrit të marrin kontrollin mbi UÇK, por krejt kjo ka ndodh vetëm kur u vranë Komandantët kryesor që ishin brenda Kosovës.

 “Bota sot”: Si e komentoni problemin me listat e veteranëve?

Gazmend Islami: Mafiat politike, të vetëquajturit komandant kanë fryrë listat e veteranëve, prokuroria duhet menjëherë të filloj hetimet, ka me mijëra dokumente që janë shitur prej 3000 deri 5000 mijë euro, pra thjesht për të gjetur luftëtarët e rrejshëm, në Podujevë shumë shpejt gjinden abuzuesit, vetëm duhet guxim.

“Bota sot”: Ditëve të fundit keni ngritur zërin për vrasjet politike në Kosovë, a mund të na thoni pse pas gjithë këtyre viteve nuk janë zbardhur këto raste?

Gazmend Islami: Janë të dhimbshme ato vrasje,  janë vrasje që janë kanë vetëm kundër një partie politike, këto vrasje kujtojnë vrasjet që i ka bërë pushteti i Enver Hoxhës gjatë luftës së dytë, vetëm se këta të fundit i bënin në mënyrë profesionale,  mendoj se deri tani nuk ka pasur vullnet politik nga asnjë parti politike që të zbardhen këto vrasje, për të gjetur  përgjegjësit nuk është punë e vështirë, duhet guxim, dhe prokurori të pavarur.

“Bota sot”: A mund të pritet nga Gjykata Speciale që të merret me këto raste?

Gazmend Islami: Jam i bindur që është koha e fundit, që këto raste të zbardhen, sepse çdo vrasje kërkon drejtësi, gjaku i njom i tyre nuk thahet përderisa vrasësit lëvizin lirshëm.  Gjykata speciale do të mbyllte një epokë të errët nëse vërtet dëshirojnë të na ndihmojnë që ne të ecim drejt integrimeve në BE, me gjithë këto elemente kriminale nuk mund të jesh pjesë e një shoqërie të civilizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test