Nëse doni të bëni diçka për Atdheun, atëherë punoni e heshtni, se lavdatat u takojnë egoistëve! - Bota Sot
Nëse doni të bëni diçka për Atdheun, atëherë punoni e heshtni, se lavdatat u takojnë egoistëve!

Intervista

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Nëse doni të bëni diçka për Atdheun, atëherë punoni e heshtni, se lavdatat u takojnë egoistëve!

Nga: Ramiz Dërmaku Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 12:44
Iintervistë me mësuesin Qemajl Dermaku

Shkollën e Shipashnicës së Epërme, armiku serbosllavë dhe disa“shqipëtarë të ndershëm“ e quanin çerdhe e irredentizmit.., por ne të vërtetë ajo ishte qerdhe e atdhetarizmit dhe zemra e shqiptarizmit. Kur themi kështu dikujtë ndoshta ky vlerësim nuk i pëlqen por kur shfletojmë veprimtarinë dhe kontributin që ai i dha çështjes sonë kombëtare lirishtë dhe me përgjegjësi se njerëzit si mësuesi Metush Krasniqi, shumë rrallë lindin. Xhemail Ramiz Dermaku,( nxënës i mësuesit Metush Krasniqi) thonte: Mësuesi, atdhetari, patrioti, intelektuali dhe dëshmori i kombit Metush Krasniqi thonte: mbjellim sot, që të korrin nesër fëmijët tanë. Ata, mbollën dhe dhanë frut duke nxjerrë në dritë gjenerata të tëra, kurse sot ne, dhe pasardhësit tanë do të jemi mirënjohës për ate që bënë ata.

Ramiz: Kush është Qemajl H Dërmaku ?

Mësuesi: Po, unë vij nga një familje e mesme fshatare , por e djegur dhe shkrumuar për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Babai im Hamdiu ishte martuar kishte 7 djem, pra unë jam fëmiu më i vogël- sugari. Kamë lindur ne Shipashnicë të Epërme me 7.4.1955. Shkollën fillore (6 klasë)do ta kryej në fshatë, ndersa kl VII dhe VIII-të në Hogosht. Shkollen e Lartë Pedagogjike SHLP- në GJilan. Punoj si mësuesë i ciklit të ultë klasor, mbi 30 vite. Gjatë punës sime jamë ndeshur me sfida të shumëta, por ato falë urtësisë të gjitha i kam tejkaluar. Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur mësuesi dëgjon për nxënësit e vetë se po arrijnë suksese të mëdha ne shumë sfera.

Atdhetari mësuesi, patrioti, dhe nacionalisti Metush Krasniqi,në shkollën tonë e vendosi një flakadan i cili nuk u shua kurrë. Pastaj me plot krenari shkolla mban emrin e atdhetarit, veprimtarit, të burgsurit politikë, Komandantit të Brigdës Vullnetare Shqiptare dhe Kryetarit të Komunës së Shipashnicës,së Epërme z. Sadri Misini, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes sonë kombëre

Ramiz: Zoti Qemajl:Kur ia filluat punës dhe ku?

Mësuesi: Punës ia fillova me 1.09. 1977 në një fshatë kodrinoro- malor që quhej Sedllar komuna e Dardanësr. Patriotizëm më të madh se sa shkollimi i fëmijve nuk ka.

Qëllimi i bisedës me mësuesin e ciklit të ultë Qemajl Dërmakut ishte puna 30 vjeçare qe bëri mësuesi Qemajl i cili punoi me përkushtim për edukimin e gjeneratave t ë reja. Mësuesi Qemajl mbi 15 vite udhëtoi 20 km në këmbë nga Shipashnica e Epërme deri në fshatin Sedllar në këmbë, vetëm e vetëm për të arritur tek nxënësit e tij. Mbi 15 vite punoi si mësues në fshatin kodrinoro malor Sedllar komuna e Dardanës-ish Kamenicë. Mësuesi Qemajl eci nepër ato rrugë të thepisura ku vite më parë ishte strehuar luftëtari, atdhetari, trimi, intelektuali dëshmori i kombit Gjon SEREQI. Gjon Sereqi e deshti Atdheun me tërë qenjen e tij njerëzore u flijua për lirinë e kombit shqipëtar dhe tërësinë e Atdheut shqiptar Një dhe të pandarë, ashtu siç na e dhuroi Zoti, ndaj duke e dashtë Atdheun, Gjoni e ka dashtë edhe Zotin. Ne këtë fshatë dikur nxirrej hekuri e sot ajo xeherore është mbyllur. Ai që nuk e do atdheun, ai nuk e do as Zotin!”Këto fjalë të dëshmorit Gjon Sreqi i kisha mbjell në kokë, dhe ato fjalë mua më epnin forcë e vullnetë për ta kryer me nderë e respektë detyrën të cilën e kisha pranuar vetë na tha mësuesi Qemajl. Përkundër dhunës së madhe që ushtronte regjimi serb sidomos ndaj intelektualeve tek ata edhe më tepër shtohej urrejtja ndaj tij. Kur ne e pyetëm?

Ramiz: A , ishte vështirë të udhëtosh mbi 3 orë në ditë..,

Mësuesi: Ai mori frymë thellë, ofshau, e me një zë magjepsë tha: Eca edhe në shi, borë, e acar, sepse e doja punën e mësuesit. Mësuesi Qemajl i shfletonte ngjarjet, sakrificat, problemet, gëzimet por edhe hidhërimet si fletët e një romani. Mësuesin Qemajl nuk e ndali kurrë asë era, asë bora e asë shiu, e asë vapa vetëm për një qëllim që ti mësoj e edukoj fëmijët-nxënësit , sepse e dinte se arma më e fortë për ti rezistuar armikut serb është arsimimi i gjeneratave të reja, kështu ia fillon bisedës mësuesi i dalluar Qemajl Dërmaku.

Ramiz: Një momentë gëzimi në jetën tuaj?

Mësuesi: Po kënaqësi më të madhe nuk kamë patur kurrë më shumë se atë ditë[W1] , kur e morra ditarin. Po mos të harroj se gjatë jetës sime isha shumë i gëzuar kur Nato-ja, sulmoi Serbinëj. Deri sa ne kryenim intervistën zonja e Mësuesit Qemajl na solli ujë të freskët, dhe disa perime të kopshtit të vetë. Me 1.09. 1977 fillova punën në një fshatë kodrinoro- malor dhe quhej Sedllar. Ne këtë fshatë dikur nxirrej hekuri e sot ajo është mbyllur.

Ramiz: Vini nga një familje fshatare, por përkushtuar për lirinë dhe çështjen kombëtare?

Mësuesi Qemajl: Po, prindërit gjithmonë na thoshin:"Nëse doni të bëni diçka për Atdheun, atëherë punoni e heshtni, se lavdatat u takojnë egoistëve!" Ata kishin të drejtë. Sepse, edhe sot ka shumë njerëz që më shumë flasin se punojnë! Patriotizëm më të madh se sa shkollimi i fëmijëve nuk ka, e prindërit tanë nuk kursyen asgjë për shkollimin tonë. Mirëpo, edhe unë isha çdo herë prania jonë aty ku ishin të gjithë të tjerët! Më kujtohen demonstratat e viteve '90-ta e tutje.Bashkëshor tja më thonte, "Ç'jeni mbyllur në shtëpi! Fëmijët e tjerë janë nëpër rrugë e ju në shtëpi!" Por, të tjerët kanë bërë edhe më shumë se ne...

Ramiz: Ju pak më parë deklaruat se gjatë karrierës suaj keni kaluar nëpër shumë sfida, keni bërë një "luftë" me situatën dhe një përpjekje për të arritur në jetë, për të dalë nga kornizat, për të dalë nga klishetë. Zoti Qemajl: na tregoni disa nga sfidat në të cilat kaluat ju dhe populli shqiptar?

Mësuesi: E tërë kjo që ju thashë më lart ishte një luftë dhe një përpjekje për të jetuar më mirë. Në Kosovë dikush mbaron shkollimin e nuk gjente punë dot, sepse garniurat gjeneratat e moshuara edhe pse i plotësonin kushtet për pensionim ata punoni.., e ne sorollateshim rrugëve e trotuarëve nepër qytete të Kosovës. Gjithçka ishte e pasigurt. Jeta politike dhe ekonomike kishin detyruar shumë të rinj të lëshonin vendin. Ikja e tyre faktikisht kishte filluar shumë herët, qyshkur na i sillnin djemtë - ushtarët të vrarë nëpër arkivole. Ata që ishin të asaj gjenerate '71, '72, '73 e që nuk i ishin përgjigjur thirrjes për ushtrinë jugosllave kërkoheshin dhe nuk u linin vend familjarëve. Pra, ishte një valë e madhe e ikjes së të rinjve.

Në të ardhmen do të doja që të hapen sa më shumë shkolla shqipe, sa më shumë vetëdijësim dhe sa më shumë nxënës - fëmijë shqiptarë.

Ramiz: Keni bërë përpjekje titanike, të cilat lidhen me shpresën, me dëshirën për të bërë gjënë më të mirë dhe më perfekte në jetë, edukimin e arsimimin e nxënësve dhe 3 fëmijëve, apo siç po i quani ju engjëjve që t'i dhuroi Perëndia, sa ia keni arritur qëllimit?

Mësuesi: Pyetje shumë me vend dhe shumë e rëndë, me një përgjigje kaq të madhe e të gjerë! Po përpiqem ta thjeshtësoj. Të edukosh fëmijët e të gjithëve është më e lehtë se fëmijët e tu! Për fëmijët një gjyshë ose gjyshe do të ishte sikur një libër me përralla që kurrë nuk shteron. E në ato përralla sa shumë mesazhe, sa shumë edukatë dhe sa shumë mësime.

Ramiz: Zoti Qemajl, a jeni i kënaqur me punën që po bëjnë institucionet e shtetit të Kosovës - sidomos, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë –MASHT-it

Mësuesi: Po filloi dikush të merret më çështjen e Arsimit në Kosovë, gabon,sepse për përgatitjen e teksteve t ë fëmijëve tanë uhet të bëhet një planprogram unik , dhe aty të marin pjesë shqiptarë nga nga të gjitha trojet etnike por edhe ata nga Diaspora. Por kjo punë kërkon i duhet kohëm më të gjatë për t'ia gjetur fillin.

Ramiz: Ju keni marrë pjesë edhe në Kuize të Diturisë, duke filluar nga niveli komunal e deri tek ai republikan dhe koheve të fundit edhe europian. Edhe pse numri i nxënëseve ishte i vogël unë disa vite kam punuar me dy klasë. Pos suksesit të arritur në mësime ju sbashku me nxënësit tuaj merreni edhe me aktivitete kulturore, sportive, pastaj funksionon grupi i valleve, recitatorëve (që e kanë prezantuar kulturën e traditat tona në kremtet tona, çka do të thotë kjo për ju?

Mësuesi: Kjo do të thotë shumë. Mburrem kur dalë me nxënësit në skenë. Po, kemi marrë pjesë në Kuizet e Diturisë. Nxënësja e juaj

Florentina Qamil Dërmaku, në garat e kuizit të diturisë tri vite nga juria shpallej nxënsja e juaj. Pastaj në garat e poezizë të mbajtura në Shkodër përsëri zuri vendin e parë. Cka do të thotë kjo për ju. ku morren pjesë shumë nxënës ishte Ramiz: Në arkivën e vetë mësuesi Qemajl ruante me kujdes kupa, mirënjohje, dhurata, të fituara nga garat komunale, republikane dhe ato europiane?

Ramiz: Në fund, zoti Qemajl, në emrin tim dhe të gazetës kombëtare "Bota sot" juve, familjes suaj, nxënësve tuaj dhe mbarë popullit shqiptar, kudo që ndodhen, ju urojmë suksese, shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumturë, suksese në punën tuaj?

Ramiz: Ju falënderoj për intervistën, cila do të ishte porosia juaj për prindërit, të cilët nuk interesohen për fëmijtë e vetë?

Mësuesi: Mos ua shkulni rrënjët fëmijëve tuaj; mos ua preni krahët, se edhe këta duan të mësojnë shqip për kaltërsitë e vendit të tyre! Dhe, mos harroni me shekuj e me shekuj bënë përpjekje të na asimilojnë por nuk ia dolën nuk arritën të na asimilonin, nuk arritën të na zhduknin, pse e bëjnë këtë tani me vetëdëshirë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test