Gani Shehu: Gjykata Speciale për Kosovën “E padrejtë dhe qëllimkeqe!”.

Intervista

Gani Shehu: Gjykata Speciale për Kosovën “E padrejtë dhe qëllimkeqe!”.

Nga: Beqir SINA Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 16:06
Gani Shehu

Ish komandanti i UÇK-së në Junik dhe më vonë komandant i batalionit Atlantiku z. Gani Shehu, aktualisht kryetar i Shqoatës së Atlantiku, me ish luftëtarët e lirisë së Kosovës, me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës nga New Yorku flet posaqërisht për gazetën Bota sot, me gazetarin Beqir Sina, në SHBA.

Gani Shehu: Gjykata Speciale, Të ndalet gjuetia e shtrigave ndaj ish-luftëtarëve të lirisë

Si e po pret 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë Batalioni Atlantiku?

10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës ne ish ushtarët e Batalionit “Atlantiku “ po e presim me gëzim të madh si çdo përvjetor tjetër, për kontributin e dhënë gjatë luftës . Po ashtu jemi pjesemarrës edhe të organizimeve në kuadër të komunitetit shqiptar këtu në New York.

Image

A është Kosova, aty ku ju do të dëshironit, sot pas 19 vjet çlirim dhe 10 vjet pavarësi ?

Kosova si shtet i ri ka bërë progres të madh në shumë fusha por duhet bërë me tepër në fushën ekonomike , që nënkupton hapjen e vendeve të punës dhe krijimin e perspektivës për të rinjët dhe atë të sundimit të rendit dhe ligjit, e që nënkupton luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

A mendoni se janë vlerësuar dhe parë drejt të gjitha vlerat e luftës së UÇK-së, si vlera të të gjithë shqiptërve, sidomos nga institucionet e Kosovës?

Mendoj se vlerat e luftës së UÇK-së as nuk janë parë drejtë dhe as nuk janë vlerësuar sa duhet . Mos të harrojmë se vlerat e luftës për liri janë vlera të përbashkëta të të gjithë shqiptarëve dhe si të tilla duhet ti mbrojmë dhe ruajmë me fanatizëm. Institucionet e Kosovës do të duhej të nxjerrin ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së lavdishme të UÇK-së.

Si ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe më vonë komandant i Batalionit Atlantiku – i cila tani mban emrin Shoqatës “Atlantiku” në SHBA, cili është kontributi juaj dhe bashkëluftëtarve tuaj në ecjen përpara të Kosovës sot?

Edhe unë personalisht por edhe bashkëluftëtarët e mi vazhdojmë të punojmë me sa kemi mundësi në kuadër të komunitetit shqiptar këtu në New York, në avancimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës .

Lidhur me marrjen për statusin e veteranit të luftës së UÇK-së, në diasporë, cili është mendimi juaj ?

Dihet botërisht se cilët janë ushtarët që në mënyrë të organizuar dhe direkte, shkuan dhe Ju bashkuan luftës për liri. Në po ashtu në mënyrë të organizuar kemi dorëzuar aplikacionet me listen e të gjithë ushtarëve që shkuan në frontin e luftës. Mendoj se edhe nga këtu por jashtë Atlantikut janë bërë keqëperdorime sa i përket marrjes së statusit të veteranit të luftës dhe besoj që të gjithë keqëperdoruesit një ditë herët a vonë do të përballen me drejtësinë, për mashtrime me këtë status të lavdishëm.

Si e shikoni ju këtë zhvillim më të fundit në Kuvendin e Kosovës mbi krijimin e Gjykatës Speciale dhe Demarkacionin ? A pajtoheni edhe ju me këtë mendim se: ”Me krijimin e Gjykatës Speciale, nuk do të njolloset UÇK-ja”?

Krijimi i Gjykatës speciale është një padrejtësi e madhe që i është bërë Kosovës dhe besoj se do të jetë edhe akuza të padrejta ndaj atyre që do të përballen me këtë gjykatë . E them këtë sepse dihet se “dëshmitë” kjo gjykatë i ka kryesisht nga Beogradi dhe disa shqiptar që janë në shërbim të politikës serbe .

Unë nuk pajtohem me mendimin se krijimi i Gjykatës speciale nuk do të njollosë luftën e drejtë të UÇK-së , mendoj se kjo gjykatë është politike dhe se do të mundohet të kriminalizojë luftën e UÇK-së.

Nga vendet e luftës në ish- Jogosllavi, askush si Kosova nuk ka bashkëpunuar dhe përgjigjur drejtësisë ndëkombetare dhe Gjykatës së Hagës , dhe tani 19 vite mbas lufte të krijohet kjo gjykate vetëm për shqipëtarët ?

E padrejtë dhe qëllimkeqe.

Pse qeveritë e ardhura pas luftës dhe kjo aktuale ende nuk kanë përdorur ndonjë mjet juridik, për ta fajësuar Serbinë për krimet e kryera në Kosovë ? Ju vetë a jeni në gjendje dhe gatëshëm për ta paditur Serbinë për krimet kundër njerëzimit?

Mendoj se Kosova ka dëshmi të bollshme dhe edhe mjete juridike për të paditur Serbinë, për krime kundër njerëzimit,, por mendoj se arsyeja pse nuk është ngritur padia është edhe neglizhenca e intitucioneve të Kosovës e edhe pengimi nga ndërkombëtarët që në emër të “stabilizimit “ të raporteve në mes dy vendeve padia eventuale do ta hidheronte Serbinë.

Para disa ditësh ju u takuat me dy ministrat e diasporës së dy shteteve tona, dhe keni kërkuar një obelisk të UÇK-së në Tiranë, pse dhe si u pritë nga zoti Majko kërkesa juaj?

Po ne u takuam para disa ditësh me dy ministrat e diasporës se dy shteteve tona .Kishim një bisedë të ngrohtë dhe miqësore dhe kërkesa për një obelisk të UÇK-se në Tiranë, do ti bentë nder edhe Shqipërisë dhe do të ishte një mirënjohje edhe për ata që lanë familjet , bizneset dhe ëndërrën Amerikane, dhe shkuan për ti dalë zot atdheut. Kërkesa jonë për një obelisk në Tiran, u prit shumë mirë nga ministri Majko. Gjithashtu bashkëluftëtarët bashkë me ministrat Majko dhe Gashi , ambasadoren Teuta Sahatqija , konsullin Ylber Kryeziu, si dhe prindërit e tre vellëzerve dëshmore Bytyqi, Agron, Memhet dhe Ylli, ishim për homazhe te varezat e tre vellezerve.

A mendoni se diaspora duhet të bëj edhe më shumë për vendlindjen ose vend origjinën e tyre ? tani që Kosova, është e lirë dhe e pavarur, çështja shqiptare është më e avancuar!

Kombi ynë ka gjithmonë nevojë për bijet dhe bijat e vet dhe shtetet shqiptare janë me fat që kanë një diasporë shumë të fuqishme në SHBA që nuk ndalet asnjëhere duke punuar në avancimin, kosolidimin dhe zhvillimin e kombit tonë në të gjitha trojet shqiptare.

Së fundi një mesazh i juaj në këtë 10 Vjetor të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës?

Të gjithë shqiptarëve, nëkëtë ditë madhe gejë rastin me anë të kësaj interviste t’ ua uroj 10 vjetorin e Pavaresisë së Kosovës me shpresen se do të bashkohemi për të mirën e përgjithshme - dhe Bashkimin tonë tonë Kombëtar!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat