Sot flitet për ambientin e të bërit biznes - Bota Sot
Sot flitet për ambientin e të bërit biznes

Biznes

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Sot flitet për ambientin e të bërit biznes

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 07:16
Ilustrim

Mbahet sot në Prishtinë mbledhja e gjashtë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku do të diskutohet për përmirësimi i mëtejmë i kornizës ligjore në shërbim të nxitjes së investimeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe një varg çështjesh të ndryshme që lidhen me zhvillimin ekonomik.

Para fillimit të mbledhjes, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mban konferencë për gazetarë, ku do të flasë rreth të arriturave në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe punës së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. 

Ja rendi i ditës:

11:00-11:05         Hapja e takimit - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë

11:05-11:15         Fjala e Kryeministrit Mustafa

11:15-11:25         Miratimi i Rendit të Ditës së Mbledhjes së Gjashtë dhe Procesverbalit të Mbledhjes së Pestë të KKZHE-së - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë

11:25-11:35         Progresi me reformat e ndërmarra nga GP të ndërlidhura me Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”   - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë

11:35-11:45         Prezantimi i Indikatorëve Matës të Tendencës në Biznes- Oda Ekonomike e Kosovës

11:45-12:00         Prezantimi i Raportit “Incentivat e Kosovës për investime në kontekstin rajonal” - MTI/KIESA

12:00-12:15  Aplikimi i sistemit të pagesave ‘online’ për sigurimin kufitar dhe procesi i anëtarësimit në CoB - Ministria e Diasporës dhe Byroja e Sigurimeve të Kosovës

12:15-12:30  Mbështetja dhe mbrojtja institucionale për prodhuesit e grurit vendor (Iniciativa për vënien e banderolave në paketimet e miellit në tregun e Kosovës) - Oda Ekonomike e Kosovës

12:30-12:45  Çështje të ngritura nga Këshilli i Investitorëve Evropianë:   - Vështirësitë e prodhuesve te materialit ndërtimo - Trajtimi Diskriminues i Investitorëve nga Agjencitë e Pavarura 

12:45-13:00  Përmirësimi i mëtejmë i kornizës ligjore në shërbim të nxitjes së  investimeve të jashtme dhe të brendshme - Oda Ekonomike Amerikane

13:00-13:10         Përmbushja e detyrave nga mbledhja e Pestë e KKZHE-së    Sekretariati i KKZHE-së Raportimi për punën e GP-se të KKZHE-së  -Kryesuesit e GP-së

13:10-13:15         Mbyllja e takimit, caktimi i datës për mbledhjen e ardhshme të KKZHE-së  - Ministrja e MTI-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test