Recetë me domate për lëkurë të yndyrshme

Këshilla mjekësore

Recetë me domate për lëkurë të yndyrshme

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 21:46
Ilustrim

Ndonëse në dimër nuk është e zakonshme një lëkyrë e yndryshme, pasi ajri i acartë e than atë, ndodh që dhe në këtë stinë të ftohtë lëkura juaj të mbiprodhojë yndyrë.

Nëse kjo gjë është shqetësuese për ju atëherë duhet të dini se domatja është aleati i lëkurave të yndyrshme.

E pasur me likopene, domatja, një antioksidant natyral, ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira. Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell, shkruan Living.

Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese. Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë.

Receta e shtëpisë: Përziejmë në mikser një domate të pastruar dhe puresë i shtojmë 4 lugë gjelle miell dhe 2 lugë kafe vaj ulliri. Aplikojmë përzierjen mbi fytyrë dhe e lëmë në qetësi për 15 minuta. E shpëlajmë fytyrën dhe hidratojmë atë si zakonisht

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat