Si të evitoni sëmundjen e lëkurës psoriasis?

Këshilla mjekësore

Si të evitoni sëmundjen e lëkurës psoriasis?

Më: 15 mars 2017 Në ora: 10:52
Ilustrim

Çdokush që ka sëmundjen e lëkurës psoriasis e di se sa e parehatshme mund të jetë kjo gjendje.

Gjendja e lëkurës e cila aktualisht është një sëmundje autoimune, ndodh kur qelizat e lëkurës rriten dhe dalin në sipërfaqen e lëkurës në një mënyrë të përshpejtuar . Ajo çka shumë njerëz e kuptojnë është se ekzistojnë forma të ndryshme të sëmundjeve kronike, nga të cilat më e zakonshmja është e quajtur psoriasis.

Por çfarë saktësisht shkakton kjo gjendje?   Derisa nuk është tërësisht e pastër, është e mundur që mund të jetë lloj trashëgimie apo te ndikojnë edhe faktorë të tjerë të jetës së përditshme si pirja e duhanit dhe obeziteti, të cilat mund të rrisin rrezikun e psoriasisit. Meqenëse nuk është në dorën tuaj të bëni diçka rreth gjenetikës së familjes, ju padyshim mund të merrni disa hapa të mençur për të qëndruar të shëndetshëm dhe për ta ulur rrezikun e sëmundjes se psoriasisit.

Si fillim, largojeni shprehinë e konsumimit të duhanit. Tutje, hani ushqimet e duhura për ta mbajtur trupin në një peshë të shëndetshme. Disa nga ushqimet të cilat do të mund t’ju ndihmojnë në raste të tilla janë peshku i mbushur me acide omega 3 si ( salmon, sardine e  deri tek ushqimet që përmbajnë drithëra).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat