Autizmi, shqetësimi kryesor sot për sot ! Ja lidhja e tij me vaksinën MMR - Bota Sot
Autizmi, shqetësimi kryesor sot për sot ! Ja lidhja e tij me vaksinën MMR

Këshilla mjekësore

E mërkurë, 20 qershor 2018

Autizmi, shqetësimi kryesor sot për sot ! Ja lidhja e tij me vaksinën MMR

Më: 20 maj 2018 Në ora: 23:15
Ilustrim

Studime të panumërta vërtetojnë se nuk ka asnjë lidhje midis autizmit dhe vaksinës. Kjo sindromë e ka zanafillën në shtatzëni dhe për shkak të refuzimit të kësaj vaksine, janë shfaqur sërish shumë sëmundje infektive të cilat ajo i parandalon.
Të themi të vërtetën, të vaksinosh do të thotë edhe të rrezikosh, ndonëse probabiliteti është shumë i ulët, por alternativa tjetër, që të mos vaksinohesh, është sigurisht më e
rëndë, madje dhe fatale. Ky pohim vjen nga Komuniteti Shkencor Botëror, institucion që ka bërë të mundur që mjekësia moderne sot të ngrihet në nivele marramendëse krahasuar me shekullin e fundit. I pari që spekuloi mbi lidhjen e vaksinës së MMR-së dhe autizmit ishte Andrew Wakefield. Më vonë, ai pranoi se studimi i tij te 12 pacientë (disa nga të cilët pohuan se kishin gënjyer dhe se nuk ishin prekur nga kjo sëmundje), ishte një mashtrim. Ai pranoi se ishte paguar dhe korruptuar. Më vonë,
iu hoq edhe licenca. Studimi i tij u shqyrtua për vite me radhë dhe doli i pavlefshëm, por pohimi i tij fillestar, tronditi opinionin publik dhe për këtë, u kryen edhe shumë studime të tjera. Studimi më i gjerë dhe afatgjatë, është bërë me gjysmë milion fëmijë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar, ku rezultati tregoi se rastet me autizëm ishin të njëjta (NEJM 2002; Vaksina e MMR-së dhe autizmi). Thellohuni në leximet shkencore, mos u mjaftoni me faqet e para që ju dalin në Google, klikoni artikuj që mbështeten shkencërisht! Duhet t’i kushtoni vëmendje rezultateve të vërteta shkencore të publikuara në revistat e mirëfillta mjekësore dhe të rishikuara nga specialist të epidemiologjisë, virologjisë, sëmundjeve infektive dhe disiplinave të tjera bio-mjekësore. Nëse lëvizja “antivaxx” dëshiron të merret seriozisht me këtë gjë, atëherë duhet të kenë P.H.D., të bëjnë kërkime shkencore dhe të publikojnë studime të vërteta. Mendoj se nëse e bëjnë vërtet këtë, do ta kuptojnë se vaksinat janë efektive dhe të sigurta!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test