Boronica miniera e antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese, ja vlerat e paçmuara të frutit të verës

Këshilla mjekësore

Boronica miniera e antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese, ja vlerat e paçmuara të frutit të verës

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 07:22
Ilustrim

Jemi në kohën më të mirë të boronicave, ndaj nuk duhet të humbisni mundësinë për të përfituar nga ky frut i vogël, por që në të vërtetë është një minierë lëndësh ushqyese dhe vitaminash.

Boronicat njihen si një nga frutat me vetinë më të fuqishme antioksidante, kjo falë anthocyanin, enzima që i jep ngjyrën karakteristike të purpurt. 1 filxhan boronica i siguron organizmit 85 kalori, 21 g karbohidrate, 3.6 g fibra, 15 g sheqer, 1.1 g proteina, 114 mg kalium dhe plotëson 24% të nevojës ditore për vitaminë C. 

Përfitimet shëndetësore të boronicave

1. Ulin rrezikun e sëmundjeve kronike 
Antioksidantët e gjendur me shumicë tek boronicat ulin rrezikun e një sërë sëmundjesh duke reduktuar inflamacionin dhe duke luftuar radikalët e lirë.

2.Shëndeti mendor : Flavonoidet e boronicave mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve që prekin trurin. Ky frut rrit qarkullimin e gjakut dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.

3. Zemër e shëndetshme 
Fibrat, kaliumi dhe vitaminat e tjera të në boronica ulin ndjeshëm rrezikun sëmundjeve që lidhen me zemrën. Një studim i publikuar nga Universiteti i Harvardit mbështeti teorinë se konsumimi i boronicave redukton tek gratë rrezikun e një sulmi në zemër deri në 32%. 

4.Parandalon rritjen e qelizave kanceroze
Antioksidantët e tillë si vitamina C, vitaminë A dhe phytonutrients luftojnë radikalet e lira në trup, parandalojnë zhvillimin e tumorit dhe rritjen e qelizave të kancerit. Përveç kësaj, folatet në boronica kanë aftësinë për të riparuar AND.

5.Luftojnë infeksionet e traktit urinar
Bakteret që hyjnë në traktin urinar shkaktojnë infeksione që zakonisht nuk paraqesin asnjë simptomë. Antioksidantët e boronicave parandalojnë këto baktere dhe riparojnë dëmin.

6.Veti Anti-plakje
Ndoshta përfitimi më tërheqës i boronicave, vjen nga antioxidantët që ruajnë nivelin e prodhimit të kolagjenit dhe pse me moshë kjo gjë vjen duke u reduktuar. Boronicat riparojne gjithashtu dëmet e shkaktuara nga faktorë të mjedisit duke përmirësuar cilësinë së lëkurës dhe strukturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat