Podujevë: Kryeinfermierja akuzon pushtetin për presion

Kosova

Podujevë: Kryeinfermierja akuzon pushtetin për presion

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 00:39
Foto

Kryeinfermierja në QKMF të Podujevës, Ganimete Haxhiu, ka akuzuar një aktiviste të LVV-së se po i bën presion për të dhënë dorëheqje nga vendi i saj i punës.

Në një lidhje direkte për emisionin Edicioni Special, ajo tha se në mëngjesin e ditës së djeshme kishe mbetur pa fjalë, pasi siç theksoi, në zyrë të saj ishte vendosur  aktivistja, duke i thënë se tashmë ia kishte zënë vendin në postin e kryeinfermieres.

“Shkova të flas me drejtorin e QKMF-së, i cili po ashtu atë ditë e kishte marrë detyrën e  ushtruesit të detyrës dhe të njëjtat fjalë i ripërsëriti edhe ai: ‘Rrethanat e reja janë krijuar, duhet ta kuptosh që tash e tutje kryeinfermiere është Adelina’ më tha”.

“Kam mbetur në situatë të palakmueshme”.

“Këtë detyrë me kontratë pune e ushtroj prej muajit maj të vitit 2018. Jam pranuar me konkurs të brendshëm. Pas gjashtë muajve jam pajisur me kontratë të rregullt të punës”.

“S’jam aktiviste e as anëtare e asnjë partie politike, thjesht si çdo qytetar e kam simpatinë time ndaj një partie politike. Unë simpatizuese e LDK-së kam qenë gjithmonë, por asnjëherë anëtare ose aktiviste”.

“Kam pritur 17 vjet për punë, e lëre më të ketë ndikim në përzgjedhjen time në konkursin kur unë jam pranuar”.

“Nuk po e akuzoj Vetëvendosjen, por aktivisten e tyre”.

“Do t’i padis për një presion psikik që më kanë shkaktuar qe dy ditë”, u shpreh Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat