Bursa për nxënësit e gjimnazit të Podujevës për të vijuar studimet në Gjermani dhe Holandë

Kosova

Bursa për nxënësit e gjimnazit të Podujevës për të vijuar studimet në Gjermani dhe Holandë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 19:57
Ilustrim

Të gjithë nxënësit e gjimnazit "Aleksandër Xhuvani'' njoftohen që në kuadër të projektit të binjakëzimit të komunës sonë me komunën e Velbertit në Gjermani, kemi pranuar ftesën për bashkëpunim në fushën e edukimit ku për nxënësit e shkollës "Aleksandër Xhuvani" nga kjo gjeneratë e diplomuar dhe gjeneratat e kaluara do të ofrohen bursa për studime në fushën e edukimit për nivelin fillor.

Projekti do të implementohet nga dy universitete partnere:

Kolegji "Berufskolleg Bleibergquelle" në Velbert-Gjermani dhe Universitetin "Stenden" në Meppel- Holandë, që do të thotë se nxënësit përfitues të bursës do të kenë mundësi të studiojnë 2 vite në shtetin e Gjermanisë dhe 2 vite tjera në shtetin e Holandës.

Bursa që do të ofrohet ka vleren rreth 830euro/muaj dhe do të vlejë gjatë gjithë periudhës së studimeve.

Programi do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe kriter i nevojshëm për pranim do të jetë njohuritë e mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë CV e tyre deri të premten me datën 16.07.2021 në email adresën: [email protected] apo në faqen zyrtare të shkollës.

Për të gjithë kandidatët që do të jenë në listën e ngushtë do të realizohet testi dhe intervista nga përfaqësuesit e kolegjit përmes platformave te komunikimit online.

Studimet do të fillojnë në vitin e ri akademik nga muaji Tetor.

Për realizimin e këtij projekti falënderojmë bashkatdhetarin tonë në Velbert, njëherit iniciues i projektit te binjakëzimit z. Rrahman Islami, i cili në vazhdimësi është duke bërë përpjekje që të përfitojmë sa më shumë nga ky projekt si komunë në të gjitha fushat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat