Mungesa e shtretërve në Lipjan, pacientes i japin infuzionin në oborrin e emergjencës

Kosova

Mungesa e shtretërve në Lipjan, pacientes i japin infuzionin në oborrin e emergjencës

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Është raportuar se një paciente është trajtuar në oborrin e objektit të emergjencës të QKMF-së në Lipjan, ku siç thuhet asaj i është vendosur infuzioni që është mbajtur për drunjtë e pemës, që është e vendosur në oborr të emergjencës.

Drejtori i QKMF-së në Lipjan, Agim Krasniqi, ka thënë që në këtë rast konsiderojnë që është bërë shkelje etike dhe profesionale.

“Ne konsiderojmë që është bërë një shkelje etike profesionale, pasi mendojmë që nuk duhet të trajtohet pacienti në këto kushte siç është trajtuar duke marrë parasysh që në QKMF janë 29 shtretër në dispozicion”.

Krasniqi në një intervistë në Edicionin Special, ka thënë që do të hetohet e gjithë situata se si ka ndodhur rasti.

“Edhe pse kemi pasë një fluks shumë të madh, por infermierja në fjalë e cila është edhe kandidate për asambleiste e nje subjekti politik dhe kemi kërkuar që të bëhet hetimi prej Koordinatorit të Cilësisë dhe Komisionit Disiplinor që të thuhet se a ka pasë shkleje etike në këtë rast dhe kjo do të sqarohet se a duhet të merren masa për këtë rast”.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që të merr pacienti infuzion jashtë në oborr, në këtë formë dhe mbetet të vërtetohet gjithçka. Do të hetojmë të gjithë situatën dhe do të dilet me konkluzë”, u shpreh tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat