Profesorët e Kosovës kundër “Ballkanit të Hapur”

Kosova

Profesorët e Kosovës kundër “Ballkanit të Hapur”

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 23:22
Aleksandar Vuçiq, Edi Rama dhe Zoran Zaev

Në Prishtinë u mbajt sot Konferenca Kombëtare Shkencore me temë “Evropa Juglindore dhe gjeopolitika sot, së bashku me ‘Ballkanin e Hapur’”.

Për dikë është Rusia ajo që po i dominon politikat strategjike në Ballkan e Evropë, e ndihmuar edhe nga shqiptarët. Për dështimin e shqiptarëve në gjeopolitikë karshi Rusisë dhe Serbisë këtu u tha se është një  faktor tjetër.

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikën, Sadri Ramabaja pohoi se NATO ka penguar synimin e Rusisë për të dominuar gjeopolitikën në Evropë dhe Ballkan, duke përdorur Serbinë si instrument.

Këtu u tha se bashkimi i spektrit politik në Kosovë e Shqipëri do të ketë një rëndësi të madhe në suksesin e gjeopolitikës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat