Qytetarët pranojnë SMS: Do të ketë kufizime të energjisë elektrike

Kosova

Qytetarët pranojnë SMS: Do të ketë kufizime të energjisë elektrike

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Reduktimet e energjisë elektrike në vend do të rikthehen, kështu ka paralajmëruar KEDS-i me anë të një komunikate dërguar mediave. Njoftimin qytetarët po e marrin edhe me anë të SMS-ve në telefon.

Shumë qytetarë të pakënaqur me reduktimet që janë paralajmëruar nga dita e nesërme, kanë publikuar këtë SMS në rrjetet sociale. I cili ua bën me dije se do të ketë kufizime të energjisë elektrike.

Reduktimet vijnë si pasojë e krizes elektroenergjetike botërore që ka prekur edhe Kosovën, ka njoftuar KEDS.

Mungesa e rrymës për 2 orë brenda 24 orëve të ardhshme do të prekë të gjithë konsumatorët.

“Këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë. Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre”, njofton KEDS.

Image
SMS nga KEDS

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat