Krasniqi: Po punojmë për rikthimin e PDK-së në Rahovec

Kosova

Krasniqi: Po punojmë për rikthimin e PDK-së në Rahovec

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 10:07
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se janë duke punuar që ta bëjnë rikthimin e këtij subjekti në Rahovec.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Rahovec është para një momentumi të ri, përplot optimizëm. Me vullnet dhe energji të reja, kryetari i ri i Degës, Edon Cana, së bashku me Kryesinë, kanë nisur punën për rikthimin e PDK-së në këtë komunë”.

“Me Edonin dhe Kryesinë e PDK-së në Rahovec diskutuam për planet drejt riorganizimit strukturor dhe për nevojat e kërkesat e qytetarëve të kësaj komune. 

Edoni, si diplomat i suksesshëm, person i edukuar me shkollim superior, djalë që i do shumë Rahovecin dhe bashkëqytetarët e tij, është i përkushtuar për të krijuar alternativë dhe shpresë për të ardhmen. Në këtë mision, Edoni dhe ekipi i tij e kanë prapa tërë Partinë Demokratike të Kosovës!”,ka shkruar Krasniqi, në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat