Limaj, keqqeverisja po ua mbyt shpresat shqiptarëve - Bota Sot
Limaj, keqqeverisja po ua mbyt shpresat shqiptarëve

Kosova

E enjte, 28 korrik 2016

Limaj, keqqeverisja po ua mbyt shpresat shqiptarëve

Më: 18 shtator 2012 Në ora: 00:31

Nuk ka koalicion që mund të vë në dyshim të ardhmen e veriut, pavarësisht që shqiptarëve po iu mbytet sot shpresa nga keqqeverisja, por shqiptarët duhet të fillojnë ta diferencojnë të mirën nga e keqja, tha Fatmir Limaj, nënkryetar i PDK-së.
Ai duke folur pas mbledhjes së PDK-së, organ ky i lart partiak, që prej kohësh nuk është takuar, tha se shumë veprime janë kryer nga PDK-ja dhe qeveria pa u mbledhur forumet partiake. Limaj tha se është moment kritik në të cilin po kalon vendi dhe prandaj duhet ndryshuar sjelljen.
Ai tha se është biseduar dhe janë dakorduar për çështje si analiza e funksionimit të koalicionit të tanishëm, e cila pastaj do të nxjerrë konkluzionet, se si ka shkuar koalicioni, ai tha se po ashtu është diskutuar çështja e dialogut dhe gjendjes në veri, dialogun me serbët në veri apo me Serbinë. Është diskutuar për çështjen e privatizimit, e që deri tash ka pasur një çakordim edhe për këtë, tha Limaj.
Ai tha komisioni partiak i përbërë nga kryetari Thaçi, sekretari dhe nënkryetari Limaj do ti analizojë temat dhe të nxjerrin rekomandimet, por tha se të gjitha këto tema është vështirë të diskutohen në një mbledhje, prandaj duhen disa takime.
Limaj tha se mosmbledhja e kryesisë, mungesa e debatit dhe e vendimeve ka ndikuar në krijimin e situatave të vështira. Ai tha se PDK ka urtinë politike, që në këtë udhëkryq në të cilin ndodhet edhe vendi, të gjejë përgjigje të drejtë ose të gabuar, nga të cilat edhe do të varen interesat e vendit, pasi ajo udhëheq me vendin.
Ai tha se jo vetëm PDK, por edhe partitë tjera, tek të cilat mungon debati dhe marrja e vendimeve në forume i bën ato që të dalin vendime të çakorduara. Ai tha se nga debati gjërat do të dalin pozitivisht.
Por, tha Limaj, në një bisedë në “Interaktiv”, duke pranuar përgjegjësitë dhe gabimet e të kaluarës gjërat mund të korrigjohen.
Sa i përket zgjedhjeve të brendshme partiake, ai tha se e ka riafirmuar propozimin e tij, që të votohet në zgjedhje partiake, një anëtar një votë. Ai bëri thirrje për zhvillim të brendshëm demokratik. Ai tha se demokratizimi partiak do ta bënte PDK-në një parti model dhe do ta freskonte dhe reformonte atë. Ai bëri thirrje për demokratizim rrënjësor.
Ai tha se nuk po jep shenjë të sfidimit të shefit të tij Hashim Thaçi. Ai tha se nëse nuk i hyn një reformimi rrënjësor PDK-ja do të dështojë. Limaj tha se prurjet në parti me “jarani duhet të marrin fund sikurse të gjitha improvizimet, kështu nuk shkon më”.
Duke folur për fatin e vendit, Limaj tha se nuk mund t’ia lejojnë vetes luksin që të gabojmë dhe që pastaj t’i drejtohet gishti atij që gaboi.
Ndërsa, duke folur për koalicion, ai e ka quajtur sërish gabim strategjik koalicionin PDK-AKR, dhe tha se ka se çka të bisedohet për këtë çështje brenda partisë. Limaj tha se Kryeministri është arkitekti i koalicionit dhe se ai duhet ta jep analizën e vet për punën e koalicionit, dhe pavarësisht të gjithave ai tha se edhe ndaj partnerit aktual duhet të sillen me moral. Vetëm pas vlerësimet të punës së koalicionit mund të merret vendimi se çfarë duhet të bëhet. Sa i përket diskutimit të një koalicioni me AAK-në, tha se do ta dëshironte atë si koalicion të natyrshëm dhe jo të domosdoshëm, siç po e shohin disa sot.
Sa i përket bisedave me serbët apo Serbinë, Limaj tha se don që qeveria të mos i përsëris gabimet e bëra në të kaluarën. Ai kërkoi transparencë dhe proceset të shkojnë nëpërmjet Kuvendit. Ai tha se nuk është problem të bisedohet me Serbinë si me çdo vend fqinj. Por, tha se paraprakisht duhet të bisedohet qartë e hapur. Ai tha se nuk mund të arsyetohet gjithmonë duke u arsyetuar se kështu kërkon Bashkimi Evropian. Limaj bëri thirrje që të kërkohet hapur nga SHBA-ja dhe BE-ja që t’i bëjë presion Serbisë që nga Ibri e përtej t’i heq institucionet e saj, sepse ato janë institucione të Serbisë dhe jo paralele, sepse institucionet paralele tha se ndodhen në brendësi të Kosovës, si në Graçanisë e tutje. Ai tha se nuk duhet të preket rendi kushtetues, nuk duhet të ketë polici të veçantë, institucione të drejtësisë apo çfarëdo rregullimi që nënkupton autonomi. Ai tha se nuk ka parë plan që qeverisë për integrim të serbëve. Ai tha se nuk ka më ndërrim tezash, duke ia ndërruar emrin gjërave, se nuk mund të gënjehet populli duke prekur pakon Ahtisari. Asnjë koalicion nuk mund të shesë para popullit asgjë që e prek veriun.
Limaj tha se e ka përshtypjen se janë duke e mbytur shpresën, ndërsa model më nuk kemi. E mira dhe e keqja janë bërë bashkë. Ai tha se duhet të fillojë të nis diferencimi i së keqes.
Sa i përket privatizimit tha se duhet vlerësuar momenti, dhe si të bëhet ai. Ai tha se sa i përket privatizimit të rrjetit të shitjes dhe shpërndarjes vetëm rrjeti i ri i ndërtuar para pak kohësh në Istog dhe Rahovec, e tejkalon shitjen.
Sa i përket prefiksit, kodit telefonik, tha se mundet të gjendet zgjidhja në Bruksel duke ia bërë të qartë se kështu gjërat më nuk mund të mbesin, se duhet hapur rrugë, dhe mund t’i jepet Kosovës një prefiks gjeografik, ndërsa tha se është problem marrja e prefiksit të Shqipërisë.

Sa i përket akuzave në MTPT tha se ka thënë para tre vjetësh se ka qenë e gjitha një spektakël dhe ashtu do të del, por tha se dëshiron që çështja të mbyllet tek vendi, në gjykatë ku do të flasë me argumente. Ai tha se do të luftojë që të ketë drejtësi në këtë vend, pavarësisht të zezave që i ka përjetuar ai vetë. BS

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test