Kërkohet zbatimi i Strategjisë për siguri në bashkësi

Kosova

Kërkohet zbatimi i Strategjisë për siguri në bashkësi

Më: 26 shtator 2012 Në ora: 14:01

Strategjia për siguri në bashkësi duhet të zbatohet plotësisht pavarësisht sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohet Policia e Kosovës. Kështu tha sot në Prishtinë, Izmi Zeka zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Me implementimin e metodologjisë së re të punës në vitin 2011 në të gjitha stacionet policore të Kosovës policimi në bashkësi ka filluar të ndahet në sektore varësisht nga numri i popullatës. Ndërkaq, me strukturën e re organizative është bërë edhe ndarja sektoriale ku varësisht prej veprave penale është rritur edhe numri i policëve nëpër sektorë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendëshme Izmi Zeka thotë se Strategja e sigurisë në bashkësi pavarësisht sfidave dhe problemeve duhet të zbatohet në tërsi.
Ndërkaq Kolonel Sami Shabanaj, Drejtor për siguri Publike në Policinë e Kosovës thotë se policimi në bashkësi është kur polici i afrohet më shumë qytetarit dhe është bashkëveprues për qështje të sigurisë.
Mirëpo kryetarët e bashkësive lokale 2 dhe 11 nuk janë të kënaqur me komunikimin në mes qyetarëve dhe policisë.
Sylejman Ramadani, kryetar i Bashkësisë Lokale 2 të Prishtinës thotë se problemet e qytetarëve të bashkësisë lokale që ai drejton i paraqet ai vet e jo qytetarët.
Ndryshe Forumi për Iniciativë Qytetare sot ka publikuar hulumtimin Polici i Lagjes, analizë e politikave, që ka për qëllim të kontribuoj zhvillimit të politikave të përshtatshme dhe veprimeve konkrete në zbatimin e filozofisë së policimit dhe veprimeve të tjera institucionale për siguri në bashkësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat