E ftuara e nderit e Republikës së Kosovës në Samitin Ndërkombëtar të Gruas i cili ka filluar punimet sot në Prishtinë, Madeleine Albright, ka arritur në Kosovë.
Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është pritur nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj i ka uruar mirëseardhje ish-Sekretares Albright, duke shprehur mirënjohjen dhe konsideratat më të larta të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ajo personalisht kanë dhënë për Kosovën në të gjitha fazat.