Shpaloset memoriali i martirëve te varrezat e dëshmorëve

Kosova

Shpaloset memoriali i martirëve te varrezat e dëshmorëve

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Është zbuluar memoriali i martirëve, të luftës të viteve 1998-1999, në Kaçanik.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, i cili tha se memorialet e ngritura  anekënd Kosovës janë dëshmia më e mirë e sakrificës së popullit tonë për liri dhe pavarësi, duke shtuar se viktimat civile janë pjesa më e ndjeshme e historisë sonë.

Para se të bëhet shpalosja e memorialit janë bërë homazhe në këtë kompleks si dhe janë nderuar dëshmorët  e komunës së Kaçanikut. 

Projekti i memorialit të martirëve te varrezat e dëshmorëve është financuar nga komuna e Kaçanikut, ndërsa përmbajtja e tekstit është realizuar nga profesor Ibush Vishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat