Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Ministria e Financave mban konferencën hapëse me rastin e lansimit të fushatës “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”. Merr pjesë ministri Hekuran Murati. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Organizatat e dala nga lufta e UÇK - së, me rastin e 14 dhjetorit, data e rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve, bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Marinë. ( Skenderaj ora 09:00)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Këshillit Evropian i Investitorëve (EIC) organizojnë konferencën vjetore për zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, si dhe adresimin e sfidave me qëllim të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. Merr pjesë kryeministri, Albi Kurti. (Hotel “Emerald”, ora 09:00)

Xhamia “Prof Dr Bedri A. Kamberi" do të shënojë përvjetorin e saj të 6-të, ku do të marrin pjesë përfaqësues nga Bashkësitë Fetare të Kosovës,, si ato nga Kisha Katolike, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Protestante dhe Bashkësia Hebreje. Gjithashtu, do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, nga disa ambasada, Policia, SHSKUK. ( Prishtinë, ora 09:00)

Open Data Kosovo (ODK) organizon konferencë me temën “Qeverisja digjitale në rajon përmes Partneritetit të Hapur me Qeverinë dhe Iniciativa të tjera”. (Hotel “Emerald”, 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencën ‘’Politikat familjare gjithëpërfshirëse për një të ardhme më të mirë’’, në kuadër të projektit “Më shumë zgjedhje” me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara(UNFPA). (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligji për Lotarinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10;00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin Vjetor të Performancës së Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:30)

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), e mbështetur nga Zyra e BE-së, do të nisë një fushatë informuese publike që promovon rolin e Agjencisë dhe i bën thirrje publikut të raportojë korrupsionin. Në këtë ngjarje do të flasin drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog. (Zyrat e APK-së, rr. “Shkodra”, ORA 11:00)

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Kuvendit të Komunës, mbahet mbledhja solemne e Kuvendit për nder të shpalljes “Qytetar Nderi” të presidentëve, Prof. Dr. Rexhep Meidani, Prof. Dr. Alfred Moisiu dhe Prof. Dr. Bamir Topi.( Kuvendi Komunal, ora 11:00)

Mbahet konferencë për media me temën “Lidhja e memorandumit për bashkëpunim dhe përfaqësim të përbashkët ndërmjet Nismës Qytetare Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, me seli në Graçanicë, dhe Lëvizjes “Odgovor”, me seli në Beograd”. Në konferencë do të flasin: Nenad Rashiq - Kryetar i Nismës Qytetare Liri, Drejtësi, Mbijetesë dhe Boban Bogdanoviq - Kryetar i Lëvizjes “Odgovor”. ( Qendra mediale, Çagllavicë, ora 11:00)

Komuna e Rahovecit nënshkruan kontratën për sheshin qendror të qytetit.( Kuvendi Komunal Rahovec, ora 11:00)

Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media.( Selia Qendrore e PDK-së, ora 12:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike miraton Raportin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, ORA 13:00)

Organizohet eventi promovues i marrëdhënieve artistike Kosovë-Mbretëri e Bashkuar dhe fillimi i edicionit të dytë të Programit Creative Producers'. Merr pjesë Ambasadori Nicholas Abbott dhe përfaqësues të ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. ( Kino Armata, ora 13:00)

Oda e Mjekëve organizon ceremoninë e përfundimit të fazës së parë të trajnimeve profesionale të organizuara nga Oda e Mjekëve të Kosovës për stafin mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit dhe Prizrenit.( Klan Arena, ora 13:30)

Mbahet Forumi për Transparencë Parlamentare, i cili është i përbërë nga deputetë, përfaqësues të OShC-ve dhe administratës së Kuvendit, i cili është i ngarkuar me zhvillimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur. Merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kuvendi i Kosovës, ORA 14;00)

Federata Universale e Paqes, organizon aktivitetin me temë:” Gratë, themel i paqes së qëndrueshme’ . ( Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

Mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve. ( Amfiteatri i madh, ndërtesa e ish Rilindjes, ora 17:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë shfaq filmin me metrazh të shkurtër “Mjegull” me regji nga Fadil Hysaj dhe Ujkan Hysaj i mbështetur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës. (Qendra e Dokumentimit, biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ORA 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat