Shehu e Ilazi, të bindur se Qeveria do ta anulojë rritjen e tatimit në pronë

Kosova

Shehu e Ilazi, të bindur se Qeveria do ta anulojë rritjen e tatimit në pronë

Më: 28 janar 2023 Në ora: 08:25
Besim Ilazi dhe Ruzhi Shehu

Kryetari i Komunës së Kaçanikut dhe ai i Junikut presin nga Qeveria që të anulojë vendimin e ngritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi thotë se Qeveria duhet të jetë më fleksibile, teksa pret udhëzimin administrativ në lidhje me këtë çështje.

Obligim edhe kryetarëve të komunës dhe Qeverisë është që të mbrojë qytetarët, duke ditur që situata po rëndohet vazhdimisht në vendin tonë. Mendoj që Qeveria duhet të jetë më fleksibil, ne po presim një vendim të tillë. Po presim me një udhëzim administrativ se si do të arrihet ky lehtësim”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

E kreu i Junikut, Ruzhdi Shehu tha se është një normë shumë e lartë çmimi i tatimit në pronë. Shehu shpreson se Qeveria do të ketë konsideratë dhe të bëjë korrigjim në këtë aspekt.

“Situata çfarë është e rëndë edhe ekonomike dhe kosto e lartë e mbijetesës për qytetarët, me të vërtetë është një normë shumë lartë. Shpresoj se në këtë drejtim të mirëkuptohet nga ana e ministrit të financave dhe Qeverisë që do të ketë konsideratën që të bëjë korrigjimin”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Ilazi u shpreh i bindur se Qeveria do të reflektojë në këtë drejtim.

“Kemi një bindje që Qeveria do të reflektojë për shkak të situatës së rënduar vazhdimisht. Niveli qendror do ta merr parasysh një gjë të tillë dhe shpresojë qe qeveria të zbus sado pak këtë gjendje të qytetarëve”, përfundoi Ilazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat