Rreziku nga ekstremistët fetar

Kosova

Rreziku nga ekstremistët fetar

Më: 30 nëntor 2012 Në ora: 18:58

Disa ekstremistë fetar nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, të cilët kanë qenë studentë në universitetet e Sirisë, janë angazhuar në luftë në emër të fesë kundër diktatorit Bashar Al Assad. Në internet kanë publikuar dhe video live nga luftimet e tyre në Siri. Aty shihen disa të rinj që luftojnë me armë në dorë dhe një djalë me mjekër, i uniformuar dhe i armatosur që në arabisht sqaron se është shqiptar, dhe në luftë janë të angazhuar të rinj nga Prishtina, Saraji i Shkupit, etj.
Për më shumë, bazuar në sqarimet në video, disa individë shqiptar kanë krijuar grupin e tyre ushtarak të quajtur “XHEBHETUL NUSRE” Brigada e “Të huajve të Shamit” – PRISHTINA, e përbërë nga ca individë shqiptar me mjekra. Në javën e parë të nëntorit në luftimet në Siri u vra i riu nga Prishtina, Naman Demolli(1974). Ky i kujtohet publikut të Kosovës për insistimin e tij që të ngul themelet e xhamisë së madhe të kryeqytetit në oborrin e universitetit të Prishtinës, gjatë një proteste të 2011.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat