Rama për “Defender Europe23”: Ngjarje të tilla, të rëndësishme për t’u përballur me situata të rrezikshme

Kosova

Rama për “Defender Europe23”: Ngjarje të tilla, të rëndësishme për t’u përballur me situata të rrezikshme

Më: 21 maj 2023 Në ora: 19:18
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në shënimin e ushtrimeve ushtarake “Defender Europe23” në Kosovë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ka marrë pjesë me kënaqësi ku Forca e Sigurisë së Kosovës dhe forcat e partnerëve strategjikë prezantuan ushtrinë dhe armaturën që do të përdoren në aktivitetet trajnuese.

“Ngjarje të tilla janë të rëndësishme për përgatitjen dhe zhvillimin e aftësive ushtarake për t’u përballur me situata të rrezikshme dhe për të parandaluar sulmet”.

“Së bashku, për një të ardhme më të sigurt!”, ka thënë Rama. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat