Largohet nga Lëvizja Vetëvendosje reperi i njohur pas marshimit të Kurtit në Paradën e Krenarisë

Kosova

Largohet nga Lëvizja Vetëvendosje reperi i njohur pas marshimit të Kurtit në Paradën e Krenarisë

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 10:09
Vetëvendosje

 Kundërshtimin e  prezencës së Kurtit në “Paradën e Krenarisë” e ka bërë edhe reperi Luan Zeqiri i njohur me nofkën “Mad Lion”.

Ai ka shprehur zemërimin e tij pasi Kurti iu bashkua marshit solidarizues për komunitetin LGBTI të shtunën.

Në shenjë frustrimi, ai ka njoftuar se më nuk do të jetë anëtar i kësaj partie, duke e prerë me gërshërë kartelën identifikuese të tij si pjesëtar i partisë, nëpërmjet një videoje në TikTok.

“Prej ditës që kanë dalë edhe i kanë përkrahë ata p*derat dhe l*zbejkat, unë nuk do të jem pjesë e kësaj partie”, ka thënë ai në videon ku incizohet duke prerë kartën e anëtarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat