​Kosova ka bërë përmirësim të theksuar për barazia gjinore

Kosova

​Kosova ka bërë përmirësim të theksuar për barazia gjinore

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 12:20
Albin Kurti

Në Prishtinë sot është lansuar projekti “Instrumenti për Barazinë Gjinore”, i cili është i dizajnuar që ta mbështesë Kosovën në procesin e integrimit në BE, duke u siguruar që barazia gjinore është e integruar në të gjithë sektorët dhe që mekanizmi i barazisë gjinore është i fuqizuar, me qëllimin e vetëm për zhvillim të barabartë socio-ekonomik për gratë dhe burrat në Kosovë.

Në këtë ceremoni nga të pranishmit u tha se Kosova ka bërë përmirësim të theksueshëm në barazi gjinore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës po punon me diversitet, gjithëpërfshirje dhe me mundësi për të gjithë.

Kurti: Përveç të drejtave të barabarta, të gjithë të kenë edhe mundësi të barabarta

Të gjithë ne besojmë se duhet t’i gëzojmë të drejtat e barabarta, por ne si qeveri angazhohemi me punën tonë që në shoqërinë tonë që të gjithë t’i kemi edhe mundësitë e barabarta.....për të zvogëluar pabarazitë dhe hendeqet në zhvillim, nevojitet rritje e përfshirje të grave dhe vajzave në kontrollin dhe shpërndarjen e burimeve financiare, si dhe të rritjes së qasjes në fonde publike“, tha ai.

Shefi i Bashkëpunimit të BE-së në Kosovë, Johannes Madsen tha se Kosova për herë të parë do të merr mbështetjen e BE-së për integrimin e barazisë gjinore.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka demostruar përkushtimin për promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, dhe për këtë duhet krenuar.

Madsen: Kosova ngadalë por sigurt po bënë hapa më të mirë të nevojave të barazisë gjinore

Në këtë fazë të zbatimit të MSA-së dhe financimit IPA 3, Kosova për herë të parë do të merr mbështetje nga BE të dedikuar për integrimin e barazisë gjinore. Në vazhdën e viteve të ardhshme, instrumenti i barazisë gjinore do të punoj drejt një qasje koherente për institucionet kosovare drejtë akisë së BE-së.….Viteve të fundit suksesi i Qeverisë së Kosovës që kanë demonstruar përkushtimin e tyre për të promovuar barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave. Kosova ka një agjenci të specializuar për barazia gjinore dhe ka ligje strategjike, të cilat janë të miratuara..14\10 Kosova është ngadalë por me hapa të sigurt duke marrë kuptim më të mirë të nevojave të barazisë gjinore dhe tashmë ka shumë gjëra me të cilat mund të krenoheni”, theksoi ai.

Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Arnhild Spence tha se Kosova ka bërë përmirësim të theksueshëm në barazi gjinore.

Por, ajo theksoi se mbetet ende punë që të shkojmë drejtë prioritetit gjinor.

Spence: Kosova ka bërë përmirësim të theksueshëm në barazi gjinore

Kosova ka bërë përmirësim të theksueshëm në barazi gjinore, e ka marrë modelin botëror që gjithashtu ka edhe presidenten e cila është grua dhe ka një kabinet impresiv të ministreve të cilët punojnë nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti….Në Kuvendin 35% janë gra edhe pse ka ende punë që të shkojmë drejt prioritetit gjinor, mirëpo ta bëjmë këtë si qëllim deri në vitin 2040….19’12 Statistikat na kanë treguar që 17,09% kanë marr pjesë në fuqinë punëtore krahasuar me 46’6% të burrave ky është një dallim shumë I madh, ky boshllëk ka vazhduar edhe pse gratë janë pjesë e shumicës”, u shpreh ajo.

“Instrumenti për Barazinë Gjinore”, është i financuar nga Bashkimi Europian dhe i implementuar nga Zyra e UN Women në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat