Përurohet përfundimi i renovimit të objektit të QKMF-së në Rahovec

Kosova

Përurohet përfundimi i renovimit të objektit të QKMF-së në Rahovec

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 20:12
Rahovec

Sot u përurua përfundimi i renovimit të brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, i cili kushtoi 459.853.59 €.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi bëri të ditur se ky përurim u bë në kuadër të festimeve të çlirimit të Kosovës dhe në vigjilje të 14 qershorit, ditës së çlirimit të Rahovecit.

Kjo, sipas tij, është dëshmi e përkushtimit institucional në përmbushje të obligimeve ndaj dëshmorëve të lirisë.

Latifi shtoi se projekti përfshin renovimin e brendshëm të të gjitha reparteve dhe se me këtë investim, stafi shëndetësor do të ketë kushte më të mira për punë dhe pacientët do të kenë shërbime më efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat