Përplasen në Kuvend Thaçi e Kurti

Kosova

Përplasen në Kuvend Thaçi e Kurti

Më: 12 dhjetor 2012 Në ora: 10:19

(I Plotësuar) - Kryeministri Hashim Thaçi, ka pasur një përplasje në Kuvend me kreun e Vetëvendosje, Alin Kurtin.
Pas fjalimit të deputetit Kurti, ku ai tha se kryeministri Thaçi, bënë patriotizëm në Shqipëri duke e ngritur flamurin kombëtarë, ndërsa në kufi me Serbinë nuk guxon ta bëjë atë, ka reaguar kryeministri duke i bërë Kurtit pyetje krejt personale.
Ai ka pyetur Kurtin, ai si patriot që tregohet pse nuk shkon që flamurin kombëtarë ta ngrit në Vlladimir në Mal të Zi ku ai e ka vendlindjen.
Ndërsa përgjigja e Kurtit ka qenë se atij vendi nuk i thuhet Vlladimir por i thuhet Katërkodër, dhe se ai e as babai i tij nuk e kanë vendlindjen e atje. “Unë kam lindur në Prishtinë”, ka thënë Kurti.
Ndërsa akuzave të Kurtit se pinjolli i Millosheviqit, kryeministri serb Ivica Daçiq, po duket mirë para Bashkimit Evropian se këtë po ia bënë të mundur Hashim Thaçi, ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pyetje.
Thaçi e ka pyetur Kurtin, se si është e mundur kur shqiptarët vriteshin e rraheshin brutalisht në burgjet e Serbisë, “ty nuk të preku kush, por të organizonin konferenca shtypi në burg”. Thaçi i tha Kurtit se ti ke hyrë në politikë, përmes derës së Daçiqit duke të organizuar konferenca shtypi në burg, për promovim politik.

Thaçi informon deputetët, opozita kërkon detaje

Gjatë seancës së Kuvendit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka informuar deputetët për takimin që ka pasur me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.
Thaçi gjatë raportimit të tij ka thënë se edhe në këtë takim është biseduar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Derisa ka shtuar se gjatë këtij takimi janë arritur edhe disa marrëveshje. Siç tha ai, ajo e marrëveshjes se IMB-së dhe hapjes së zyrave ndërlidhëse mes Kosovës dhe Serbisë.
“Implementimi i marrëveshjes se IBM-së ka filluar tani e dy ditë. Zbatimi i kësaj marrëveshje është de fakto dhe de jure njohje e shtetit te Kosovës nga ana e Serbisë. Në pikat tjera në Bërnjak dhe tek Dhe i Bardh kjo marrëveshje do të nis të implementohet deri në fund të këtij viti. Ne takimin e fundit është arritur edhe marrëveshje e fillimit të hapesë së zyrave ndërlidhëse. Këto zyre fillimesh do te vendosen në zyrat e BE-së, si ne Kosovë ashtu edhe ne Beograd. Hapja e zyrave do të behët deri në fund të muajt dhjetor", ka thënë kryeministri Thaçi.

Presidentja dhe kryeministri i drejtohen Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, iu drejtohet sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në fjalimin e saj vjetor.

Kuvendi do të mbajë edhe një seancë tjetër plenare, në të cilën kryeministri Hashim Thaçi do të informojë ligjvënësit për takimin e tij të tretë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Thaçi ka takuar Daçiqin më 4 dhjetor në Bruksel, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Kryeministri ka informuar deputetët edhe për dy takimet e para me homologun serb, të zhvilluara më 19 tetor dhe 7 nëntor.

Takimet e tilla thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat