KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës

Kosova

KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Rrjeti elektrik që furnizonte qendrën e Malishevës ishte i vendosur në shtylla, pra me përçues ajrorë. Por, tashmë kjo situatë ka ndryshuar komplet. KEDS e ka zëvendësuar atë me kabllo nëntokësore.

Vendosja e linjave energjetike nëntokësore nuk po e bën vetëm dukjen e sheshit të Malishevës më të këndshme estetikisht, por njëherit investimi i KEDS që ka përfunduar me sukses këto ditë, ka sjellë benefite të shumta për banorët përreth.

Në këtë projekt, i cili ka filluar në muajin shkurt, është punuar intensivisht në të dy krahët e sheshit, ku janë përfshirë gypa, kabllo dhe e gjithë infrastruktura rrugore.

Pra, të gjitha shtyllat ajrore që e kanë përshkuar këtë shesh së bashku me rrugica, tani janë zëvendësuar me rrjet nëntokësor. Ky projekt ka filluar në shkurt të këtij viti dhe vlera e tij kap shifrën prej rreth 200 mijë euro.

Vendosja nëntokë e kabllove të energjisë do ta bëjë rrjetin më të qëndrueshëm për konsumatorët, duke minimizuar dëmet nga kushtet atmosferike ose zjarret.

Njëra ndër qëllimet e kompanisë është që krahas tranzicionit drejt energjisë së gjelbër, të përfshijë sa më shumë lokalitete për shtrirjen e rrjetit nëntokësor. Deri më tani, KEDS ka shtruar rrjetin nëntokësor në më shumë se 20 qendra tjera të qyteteve të Kosovës, derisa synimi ynë është që brenda një të ardhmeje të shkurtër të përfshijmë të gjitha komunat në nivel Kosove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat