Kurti: Lavdi dëshmorëve dhe nderime luftëtarëve të Betejës së Morinës

Kosova

Kurti: Lavdi dëshmorëve dhe nderime luftëtarëve të Betejës së Morinës

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:34
Dëshmorët e Morines

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Betejën e Morinës në përvjetorin e 25-të të kësaj beteje të lavdishme.

Sipas tij, ajo ishte një betejë shumë e ashpër që ndodhi plot 25 vite më parë, në një kohë aq të vështirë, në muajt e parë të luftës në Kosovë, kur mobilizimi, furnizimi dhe organizimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte sfida kryesore e kohës.

“Një korridor i tillë nëpërmjet të cilit furnizohej me armë UÇK-ja, kalonte nëpër fshatin Morinë të Gjakovës, prej nga ushtarë çlirimtarë nga treva të ndryshme të Kosovës, fusnin armë nga Shqipëria në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Që nga 3 maji i vitit 1998 kur nisën luftimet në Ponoshec dhe 13 qershori kur forcat serbe ndërmorën një ofensivë të gjerë për ta marrë nën kontrollën e tyre Morinën, ushtarët e UÇK-së u shkaktuan humbje forcave të Serbisë në balance prej dhjetëra pjesëtarësh. Më 7 korrik 1998, gjatë luftimeve të betejës së Morinës, në Rekë të Keqe të Malësisë së Gjakovës, ranë dëshmorë si luftëtarë lirie: Muhamet Ukshini, Arben Ukshini, Blerim Ukshini, Shkelzen Syla, Sylejmon Abdyli, Fisnik Salihu, Ymer Bytyqi, Nezir Elezaj dhe Ahmet Pulatani”, ka thënë ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat