Paraqitet në Kosovë Murtaja Afrikane e Derrit

Kosova

Paraqitet në Kosovë Murtaja Afrikane e Derrit

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar se në Kosovës është paraqitur sëmundja  e njohur si Murtaja Afrikane e Derrit.

Rasti i parë është paraqitur në komunën e Kllokotit.

“Pas lajmërimit për dyshime të prezencës se sëmundjes Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me ekipet e veta,  ka dalë ne terren për hulumtim dignostike në fermë, marrje të mostrave dhe izolim të fermës. Rezultatet e mostrave kanë konfirmuar prezencën e sëmundjes MAD. Ekipet e inspektorëve veterinarë bashk me kompaninë e kontraktuar kanë asgjësuar derrat e femrës se prekur dhe është bërë dezinfektimi i fermës dhe të gjitha gjerave rreth fermës. Ka nisur hulumtimi epidemiologjik i fermave të zonës në perimetër 3 km”, thuhet në njoftim.

Duke u bazuar në ligjet në fuqi AUV ka themeluar shtabin e krizës. I cili do të jetë përgjegjës për menaxhim të situatës. Duke mbikëqyrë veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes. Është kërkuar nga praktikat veterinare private të jenë të gatshme për mbështetje ne teren, raportim të të gjitha rasteve të dyshimta dhe marrje të mostrave të gjakut. Ka nisur kontaktimi i fermerëve mbarështues të derrave për aktivizim të masave vetëmbrojtëse të biosigurisë ne fermat e tyre.

Çka është sëmundja Murtaja Afrikane e Derrit?

Murtaja Afrikane e Derrave MAD është sëmundje ngjitëse virale që shkakton ethe hemorragjike tek derrat e butë dhe derrat egër. Përcjellët me letalitet të lartë deri në 100%. Sëmundja mund të shkaktojë dëme në ekonomitë familjare të fermerëve mbarështues të derrave. Sipas gjetjeve shkencore të deritanishme kjo sëmundje nuk transmetohet tek njeriu ( kjo sëmundje nuk i prek njerëzit). Por është e ndaluar therja e kafshëve qe tregojnë çfarëdo lloje shenje klinike të sëmundjes andaj fermerët duhet te raportojnë tek autoriteti kompetent AUV kur ka simptoma tek derrat.  Po ashtu gjuetarët duhet të lajmërojnë AUV-në, në çdo raste kur hasin derr të ngordhur në pyje. Në mënyre qe të izolohet përhapja e sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat