Vritet një ari në bjeshkët e Istogut

Kosova

Vritet një ari në bjeshkët e Istogut

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Një rast i rëndë i abuzimit me kafshë ka ndodhur në Bjeshkët e Istogut.

Disa pushues të papërgjegjshëm kanë vrarë një ari në vendin e njohur si Lugu i Butë.

I njëjti është lënë i vrarë në vendin e ngjarjes.

Ish-deputeti dhe zëvëndësministri, Gani Dreshaj, ka kërkuar kapjen e autorëve.

“Prokuroria duhet të aktivizohet për kapjen e personave të pandërgjegjshëm që kanë bërë këtë vepër. Këtu askush nuk rrezikohet nga ariu dhe është jonjerëzore të vritet kjo kafshë e rrallë. Natë e ditë mundohem për mbarëvajtjen e këtij parku nacional dhe në fund mundi shkon huq nga gjeste të liga si ky” , ka thënë Gani Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat