Lapidari UÇPMB, deklaratat e Baroneshës Ashton vlerësohen pozitivisht nga shqiptarët e Luginës

Kosova

Lapidari UÇPMB, deklaratat e Baroneshës Ashton vlerësohen pozitivisht nga shqiptarët e Luginës

Më: 8 janar 2013 Në ora: 16:01

Përfaqësuesit e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës vlerësojnë pozitivisht qëndrimet e Baroneshës Katrin Ashton se çështja e Përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së e vendosur në qendër të Preshevës, është kompetencë e pushtetit lokal, e drejtë kjo që përcaktohet dhe mbrohet me Konventën për pushtetin lokal të Këshillit të Evropës.

Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, duke e komentuar deklaratën e Baroneshës Ashton, ka përshëndetur angazhimin e saj për ndalim të përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe veprimeve të dhunshme të kreut serb për paralajmërimet e heqjes së dhunshme të Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së, ndërkohë që ka dëshiruar që qëndrimi i Bashkimit Evropian, të kuptohet drejt edhe nga autoritetet e Beogradit zyrtar, se çështja e monumenteve është çështje e pushteteve lokale e marrë edhe nga Konventa për pushtete lokale e Këshillit të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat