Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Kosova

Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Ngjarjet e paralajmëruara për sot:

Oda e Mjekëve të Kosovës shënon 10-vjetorin e themelimit të saj. (Klan Arena, Prishtinë)

10:30

Kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë).

11:00

Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301).

11:00

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje mban mbledhen konstituive. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) .

11:00

Autobusi i ngjyrosur rozë fillon qarkullimin, duke ofruar shërbimin e mamografisë falas. (Pritorja te New Born, Prishtinë).

12:00

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë nënshkruajnë marrëveshje për donacion në vlerë prej eurove 50 000 euro nga kompania “Alexander Chapman Recruitment”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë – Velani, Prishtinë)

18:00

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) prezantojnë procesin përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. (Qendra për Praktikë Narrative, Prishtinë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat