Ngjarjet e datës 22 shtator

Kosova

Ngjarjet e datës 22 shtator

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:10
Prishtina

Mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerata 01-2023. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj, ora 09:45).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publik shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022. Të ftuar: Bordi i ZRRE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00).

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Ngacmimi Seksual në Sektorin Privat në Kosovë”. (Menza Ramiz Sadiku, Pejton, Prishtinë, ora 10:00)

Demokraci Plus (D+) mban konferencë për media me temën “Përdorimi i kontratave një burimore (të negociuara) në prokurimin publik në periudhën 2019-2023”. (Zyrat e Demokraci Plus (D+), rruga Bajram Kelmendi, ora 10:00).

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Kompensimi i Viktimave të Dhunës në Familje”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00).

Universiteti i Prishtinës organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Pallati i Rinisë, salla e kuqe, ora 11:00).

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunën e Prishtinës, OJQ-në “Marakli t’biciklave”, shënojnë “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”. (“Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ora 11:00).

Ministria e Ekonomisë me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje” të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), mban konferencë për media. (Ministria e Ekonomisë, salla e konferencave, ora 11:30).

Hapet Ekspozita Ndërkombëtare “EURO KOSOVA ART”. (Holiday Resort – “Buquku”, në Sllatinë- Fushë Kosovë, ora 19:00). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat