Aktivistët e Preshevës Thaçit e Berishës: “A po jau do?”

Kosova

Aktivistët e Preshevës Thaçit e Berishës: “A po jau do?”

Më: 12 janar 2013 Në ora: 19:34

Aktivistët e Këshillit për të Drejtat e Njeriut të Kosovës Lindore, kanë vendosur në ndërtesën e Komunës së Preshevës pankartat në të cilat shihen dy kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë duke ndenjur në kolltukë, e nën të fjalia: “A po jau do"!
“Ky veprim është rezultat i revoltës së shprehur për mos angazhim serioz të kryeministrave, dukë vlerësuar se problemi i Përmendores së Dëshmorëve të UÇPMB-së duhet më së miri të mbrohet nga Hashim Thaçi i cili e di rëndësinë e ish ushtarëve dhe rolin e tyre”, aktivisti i KDNj-së Valon Arifi.
Sipas tij, Sali Berisha ka obligim kombëtar si kryeministër i shtetit amë “Deri sa kryeministri Dacic reagon dy herë në ditë kundra shqiptarëve të Kosovës Lindore e pro serbëve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha Kosovën Lindore e përdorin vetëm për marketing politikë” ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat