Shtimi i forcave serbe në kufi me Kosovën dhe kërkesa e SHBA-së për largimin e tyre – lajm në mediat ndërkombëtare

Kosova

Shtimi i forcave serbe në kufi me Kosovën dhe kërkesa e SHBA-së për largimin e tyre – lajm në mediat ndërkombëtare

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku përgjegjësinë e ka marrë i sanksionuari i SHBA-së, Milan Radoiçiq, Serbia ka grumbulluar trupat ushtarake në kufirin me Kosovën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar urgjentisht shtetit serb që të largojnë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.

Kjo kërkesë ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar për kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë paralajmëron ushtrinë serbe të largohet nga kufiri i Kosovës, shkruan gazeta amerikane thenewyorktimes.

NATO rrit forcën e saj në Kosovë ndërsa SHBA shqetësohet për grumbullimin e trupave serbe në zonë, raporton mediumi associatedpress.

Edhe tre mediumet britanike, thetelegraph, bbc dhe theguardian, theksojnë kërkesën e SHBA-së që Serbia t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën.

NATO shton forcat në Kosovë ndërsa SHBA i kërkon Serbisë të tërhiqet nga kufiri, njofton politico.eu.

Edhe mediumi arab, aljazeera shkruan se SHBA-ja është e shqetësuar për mobilizimin e madh ushtarak serb pranë Kosovës.

Kujtojmë se shtimi i trupave serbe përgjatë kufirit me Kosovën vjen rreth një javë pas sulmit të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat