Ferizaj: Punëtorët e pastrimit në grevë, Visar Azemi i LDK-së thotë se qyteti po kundërmon e pushteti s’po gjen zgjidhje

Kosova

Ferizaj: Punëtorët e pastrimit në grevë, Visar Azemi i LDK-së thotë se qyteti po kundërmon e pushteti s’po gjen zgjidhje

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, është ankuar se qytetin e ka përfshirë bërlloku. Kjo tha se po ndodh ngase punëtorët e kompanisë së pastrimit kanë hyrë në grevë.

Sipas Azemit, pushteti në Ferizaj, po e quan “të motivuar politikisht” këtë grevë të punëtorëve, në vend se të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre.

“Ironia e gjithë kësaj gjendjeje është se pushteti në Ferizaj grevën po e quan të paligjshme dhe të motivuar politikisht. Madje kompaninë në fjalë po e paralajmëron me shkëputje të marrëveshjes dhe hapje të garës për kompani të tjera publike e private. Pra, krejt këto akuza e kërcënime po i bën ndaj kompanisë ku Komuna e Ferizajit është vetë aksionare, me hiç më pak se 76.7% të aksioneve”, reagoi ai në Facebook.

Ai tha se qytetarëve po u rrezikohet shëndeti pasi komuna është shndërruar në një depo të mbeturinave.
Kritika pati edhe për mënyrën e komunikimit të pushtetit me kompaninë në fjalë që kryen shërbimet e pastrimit të qytetit. Visar Azemi tha se ata po komunikojnë me rrjete sociale e jo përmes rrugëve institucionale.

“Komuna e Ferizajt po ua rrezikon seriozisht shëndetin qytetarëve. Por, siç duket, pamjet e këtyre ditëve të qytetit janë imazhi i qeverisjes në Ferizaj. Ato janë pasqyra e vërtetë e këtij pushteti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat