Aktiviteti i “Let’s do it Kosova”, pastrohen disa hapësira publike të kryeqytetit dhe vendndalimet e autobusëve

Kosova

Aktiviteti i “Let’s do it Kosova”, pastrohen disa hapësira publike të kryeqytetit dhe vendndalimet e autobusëve

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 19:56
Ilustrim

Organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka mbajtur këtë të shtunë aksion masiv për pastrimin e Prishtinës.

Në njoftimin për media thuhet se qindra vullnetarë me një përkushtim të jashtëzakonshëm kanë treguar pasion të vërtetë ndaj mjedisit dhe komunitetit.

“Gjatë këtij aktiviteti kemi pastruar disa hapësira publike të kryeqytetit dhe vendndalimet e autobusëve. Ky sukses nuk do të ishte I mundur pa kontributin e çdo vullnetari dhe pa bashkëpunimin e shumë individëve dhe organizatave të ndryshme. Kështu që, një mirënjohje e thellë dhe një falënderim i përbashkët për Komunën e Prishtinës dhe kryetarin Z. Përparim Rama për përkrahjen dhe angazhimin e tyre të pakursyer në këtë nisme të rëndësishme”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, nga kjo organizatë kanë falënderuar edhe KFOR-in dhe ushtarët që kanë ndihmuar në organizim.

“KRM ‘Pastrimi’ dhe stafin e tyre të palodhur që kujdesen për pastërtinë e Kosovës çdo ditë dhe kanë bërë të mundur suksesin e këtij aktiviteti. Zjarrfikësit për pjesëmarrjen e tyre në ruajtjen e sigurisë së të gjithë vullnetarëve. Trafiku Urban për transportin e vullnetarëve”, thuhet tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat