Sëmuren punëtorët e pastrimit, QKUK-ja i la në të ftohtë

Kosova

Sëmuren punëtorët e pastrimit, QKUK-ja i la në të ftohtë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 19:46
Punëtorët e pastrimit

Dhjetëra punëtorë të kompanisë “Pastrimi”, që e mirëmbajnë oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë gjetur strehim në një dhomë të objektit, ku ishte paraparë të jetë emergjenca e re.

Kjo për shkak se ata nuk kanë një dhomë ku mund ta kalojnë pauzën.

Të njëjtit, për Kiks Kosovën kanë treguar se kanë gati dy vjet që qëndrojnë në atë dhomë, pa ujë e pa energji elektrike, të cilën e kanë mobiluar me gjërat që i kanë gjetur në mbeturina.

Si pasojë e kushteve jo të mira, shumica prej tyre vuajnë edhe nga sëmundjet kronike.

Sipas tyre, nga QKUK-ja u kishin premtuar se do t’ua sigurojnë një dhomë, ku mund të qëndrojnë, megjithatë e njëjta ende nuk është realizuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat