Ujësjellësi lë pa ujë banorët e Fushë Kosovës në ditë feste

Kosova

Ujësjellësi lë pa ujë banorët e Fushë Kosovës në ditë feste

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 17:51
Ilustrim

Banorët e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë që gjashtë orë, të martën, më 28 Nëntor në ditë feste.

Kështu tha një banorë që jeton atje. Sipas tij uji është ndalur në orën 11:30.

“Sot u ndal në 11:30, akoma s`ka. Dje po ashtu ka pasë reduktime”.

Ai thotë se arsyetimi i Ujësjellësit për ndalje të furnizimi lidhet me ndotjen e Ujmanit.

Ndërkohë ujësjellësi kishte njoftuar të hënën se ngritjes së turbullirës në liqenin e Ujmanit, janë të detyruar t’fillojmë me reduktime të ujit për Fushë Kosovën.

“Reduktimet do jenë nga ora 10:00-16:00 dhe nga 23:00- 05:00. Situata vazhdon deri në njoftimin e radhës. Deri atëherë situata mbetet e njejtë. Nëse në ndërkohë situata përmirësohet, reduktimet ndërpriten”.

Orari i reduktimeve nuk po respektohet nga ndërmarrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat