Idrizi e Durmishi inspektojnë punimet në rrugën Pestovë-Druar, u investuan rreth 400 mijë € – përfundon sivjet

Kosova

Idrizi e Durmishi inspektojnë punimet në rrugën Pestovë-Druar, u investuan rreth 400 mijë € – përfundon sivjet

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 17:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe zv.ministri i Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi kanë bërë inspektimin e punimeve në rrugën Pestovë-Druar që lidhë fshatrat e Artakollit me magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Kryetari Idrizi me këtë rast tha se, ky projekt në vlerë prej 346 mijë euro që është bashkëfinancim me Ministrinë me 100 mijë euro do të përmbyllet me sukses.

“Kjo rrugë është një arterie shumë e rëndësishme e cila lidh të gjithë fshatrat e Artokollit edhe një pjesë regjionit të Drenicës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë dhe sot kemi dal bashkë me zv.ministrin Durmishi me i inspektuar punimet që janë në dinamikë të shtuar”.

“Besojë që ky aks i rrugës që është në gjatësi 1 600 metra dhe kap vlerën 346 mijë euro që është një bashkë financim në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Ministrisë me 100 mijë euro besoj që do ta përmbyllmi me sukses”.

Ai falënderoi zv.zinistrin Durmishi për mbështetjen dhe përkushtimin, duke shtuar se sa herë kanë pasur nevojë u është përgjigjur kërkesave të tyre. Ai tha se ky projekt do përfundojë këtë vit sepse është një rrugë shumë e rëndësishme.

“Me këtë rast dua të falënderoj zv.Ministrin për mbështetjen dhe përkushtimin që sa herë kemi pasur nevojë u ka përgjigj kërkesave tona si Qeveri komunale dhe kërkesave të qytetarëve. Punimet mendojmë t’i përmbyllim brenda këtij viti”.

“Si Komunë kemi pasur mundësi disa një  pjesë të buxhetit ta bartim në këtë projekt dhe mendojmë ta përmbyllim këtë vit sepse është një rrugë shumë e rëndësishme”.

Zv.ministri Durmishi, tha se të gjitha kërkesat që vijnë nga komuna e konsiderohen me prioritet i mbështesin.

Për këtë ai tha se nuk ka ndasi për çka edhe garantoi mbështetjen e Qeverisë.

Ne e kemi një bashkëpunim shumë të mirë si Ministri edhe jo vetëm me kryetarin e Vushtrrisë po me të gjithë kryetarët e komunave mundohemi t’i marrim parasysh kërkesat e tyre”.

“Kërkesat janë të shumëta nuk mund t’i marrim parasysh të gjitha, por ato që konsiderohen me prioritet më të lartë gjithmonë mbështetën dhe do të mbështeten edhe në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat