AAK nuk do të heq dorë kurrë nga Veriu i Kosovës, thotë Daut Haradinaj

Kosova

AAK nuk do të heq dorë kurrë nga Veriu i Kosovës, thotë Daut Haradinaj

Më: 12 shkurt 2013 Në ora: 17:24

Çdo marrëveshje që arrihet në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duhet të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës, e nëse kjo është në kundërshtim me vullnetin e popullit, AAK-ja nuk do ta votojë, ka thënë të martën pas dite Daut Haradinaj, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe anëtar i kryesisë së AAK-së, në një takim me krerët e degës së kësaj partie për Mitrovicë. Për ratifikimin e çdo marrëveshjeje të arritur duhen 2/3 votave të deputetëve të Kuvendi të Kosovës dhe nuk besoj se ndonjë njeri do të votojë ndonjë marrëveshje që është në kundërshtim me vullnetin e popullit. Duke folur për veriun e Mitrovicës dhe Kosovës, Haradinaj ka theksuar se “ne duhet t’iu bëjmë ofertë njerëzve në veri dhe t’iu themi se janë qytetarë të barabartë të Kosovës, por edhe ata duhet të respektojnë institucionet e vendit. Pra tani nuk është më koha e pushkëve, por është koha që të gjithë të angazhohemi të punojmë më shumë dhe se si AAK nuk do të heqim dorë kurrë nga veriu i Mitrovicës dhe Kosovës, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat