Jahjaga: Përvjetori ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze

Kosova

Jahjaga: Përvjetori ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze

Më: 12 shkurt 2013 Në ora: 17:35

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, të shoqëruar edhe nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, si dhe inspektori i përgjithshëm i FSK-së, gjeneral brigade Bashkim Jashari.

“Presidentja Jahjaga dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati, biseduan për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 5-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe për angazhimin e FSK-së në aktivitetet për këtë ditë”, njofton Presidenca.

Po ashtu mësohet se gjeneral Kastrati ka njoftuar presidenten Jahjaga për aktivitetet që FSK do të organizojë për Ditën e Pavarësisë.

Presidentja ka thënë se shënimi i këtij përvjetori duhet ta prezantojë shtetin në mënyrë dinjitoze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat