Punime për siguri të sistemit, KEDS njofton për vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Kosova

Punime për siguri të sistemit, KEDS njofton për vendet ku nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Më: 16 janar 2024 Në ora: 00:46
Ilustrim

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se nesër do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

TS 35/10 kV Koliq  do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Grashticë  Radashec  ( Kodi: 14016001) prej orës 10:30 deri ne ora 15:30

Vendet: Grashtice dhe Radashec.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, zëvendësimi i  shtyllave të tensionit të mesëm me shtylla të reja.

2.

Nga TS 220/35/10(20)[kV]   Podujeva do të ndërprehet:

Dalja 10kV Llausha (kodi: 14000013) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Dumnicë, Llaushë, Doberdol, Zakut, Kërpimeh, Metehi, Repë, Tashevc, Pollatë, Dvorishtë, Sllatinë, Reçicë, Zhiti, Sylejvicë, Brecë, Tërnavicë, Murgull dhe Marincë.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, demontim i shtyllave 10[kV].

Mitrovicë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 110/10[kV] Mitrovica 2  do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shipoli  (kodi: 70000001)  nga ora 09:00 deri në ora  17:00

Vendet: rrugët: Agim Çavdërbasha, Ali Hadri (një pjesë), Dëshmorët e Kombit, Emin Duraku (një pjesë), Eqrem Çabej (një pjesë), Gazmend Baliu (një pjesë), Gjon Belushi, Ilaz Kodra, Marie Kraja (një pjesë), Ndre Mjeda (një pjesë), Pjetër Budi, Shkodra, Elez Begu (një pjesë), Nora Kelmendi (një pjesë), Sami Gashi (një pjesë), Selman Vojvoda (një pjesë), Jetish Bajrami (një pjesë) dhe Sylë Vokshi (një pjesë); fshatrat: Frashër i Vogël (një pjesë), Lushtë, Pirç, Shipol, Vaganicë, Vaganicë e Poshtme, Vaganicë e Epërme, Vërnicë dhe Zhabar i Epërm (një pjesë).

Arsyeja: Projekte investive, përmirësimi i vërejtjeve të dhëna nga komisioni i pranimit teknik në projektin  Shipoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat