Qytetari me aftësi të kufizuara paditë komunën e Fushë-Kosovës

Kosova

Qytetari me aftësi të kufizuara paditë komunën e Fushë-Kosovës

Më: 18 janar 2024 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Dega në Fushë Kosovë është dorëzuar padi për diskriminim ndaj Komunës së Fushë-Kosovës, nga ana e qytetarit me aftësi të kufizuar, Besart Ramadani.

Objekt i padisë është mbrojtja nga “Diskriminimi; Ndalimi i trajtimit diskriminues”, që ndërlidhet me mungesë të qasjes fizike për personat me aftësi të kufizuara, rregullim i së cilës bie nën përgjegjësinë e komunës së Fushë Kosovës.

“Ne si persona më aftësi të kufizuar përballemi më shumë sfida kur dalim në qytet. Kemi mungesë të infrastrukturës në hapësira publike si vështirësi në rrugë, vështirësi në trotuare, nëpër objekte, mungesë të parkingjeve e vështirësi të tjera. Pothuajse asnjëherë nuk mund të dal pa asistencë”, ka deklaruar Ramadani.

Besart Ramadani, paraprakisht më datë 17.11.2023  kishte kërkuar nga komuna e Fushë Kosovës që me mirëkuptim të rregullojë qasjen dhe të ndalojë trajtimin diskriminues që i bëhet personave me aftësi të kufizuara, mirëpo nuk kishte marrë ndonjë përgjigje nga qeverisja lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat