Përpjekjet për atentat ndaj Presidentit Rugova në Shqipëri

Kosova

Përpjekjet për atentat ndaj Presidentit Rugova në Shqipëri

Më: 18 shkurt 2013 Në ora: 18:11

Në artikullin "E vërteta e “atentatit ndaj Rugovës e Berishës” i publikuar në http://agjencia.info/2009/04/03/e-verteta-e-atentatit-ndaj-rugoves-e-berishes/është shkruar më tepër për karizmën e liderit Berisha sesa ka dëshmi të sakta për ngjarjet e mëvonshme politike që do të karakterizohen si historike... "Kryeministri Sali Berisha, është një politikan i respektuar në Kosovë dhe ai duhet ta respektojë Kosovën. Për dhjetëra arsye, që nisin nga historia e politika e përfundojnë te gjeografia, Sali Berisha është parë dhe vazhdon të shikohet aty dhe si udhëheqës i tyre. Është, ndoshta, i vetmi lider që e duan dhe marksistët, dhe enveristët që dominuan partitë e dala nga UÇK-ja, por dhe një pjesë e LDK-së dhe shoqërisë së Kosovës. Për këtë arsye, Sali Berisha duhet të jetë i kujdesshëm dhe të dëshmojë respekt ndaj tyre, dhe sidomos kur flet për raportet e tij politike me Kosovën. Në intervistën e dhënë për gazetën "Express", e vetmja gjë e sinqertë ishte "mahnitja" e gazetarëve prej karizmës së tij. Por, mënyra se si Berisha ka filluar t'i riformojë në mendje të tij ngjarjet kyçe që lidhen me Kosovën, në funksion të së sotmes së tij politike, dëshmon një mungesë respekti të tij për të vërtetat rreth Kosovës. Do të desha të veçoja këtu disa nga gjërat e panevojshme. E para është "atentati" ndaj Ibrahim Rugovës në vitin 1991.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)
Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat