Peters: Kosova e meriton të jetë faktor në skenën botërore

Kosova

Peters: Kosova e meriton të jetë faktor në skenën botërore

Nga: Beqir Sina Më: 18 shkurt 2013 Në ora: 18:17

Uashington, D.C: Miku i njohur i shqiptarëve, në Kongresin Amerikan, kongresmeni demokrat i Michiganit, Gary Peters në 5 - Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka bërë një deklaratë drejtuar popullit dhe qeverisë të Kosovës, për të përshëndetur këtë jubile.
E njohur prej 98 vendesh anëtare të Kombeve të Bashkuara në mbarë globin, thotë anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Gary Peters, Kosova meriton që të jetë faktor në skenën botërore dhe unë rreshtohem pranë popullit të saj liridashës që është i etur për një pavarësi të vërtetë, dhe ndërtimin e një shteti të pavarur dhe demokratik.
Kongresmeni amerikan Gary Peters si anëtarë i Komitetit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan e quan në këtë deklaratë veten me fat që ka miq shqiptarët dhe që ka pasur rastin të vizitojë Shqipërinë, Kosovën dhe viset shqiptare në Mal të Zi.

Duke shtuar se ka vërejtur që çdo shtëpi shqiptare atje mbante në kulm të saj me shumë se një flamurë shqiptar - por edhe një flamur amerikan që valëvitej përkrah njeri tjetrit, thotë ai.

Më tej ai shprehet: "Unë jam krenar të jem një mik i mirë popullit të Kosovës dhe si një udhëheqës aktiv i Grupit Shqiptarë të Kongresit në Uashington, unë do të vazhdojë të mbështesë pandërprerë lidhjet e shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës."
Kurse duke iu bashkëngjitur festimeve të 5 vjetorit të pavarësisë, Miku i njohur i shqiptarëve, në Kongresin Amerikan, kongresmeni demokrat i Michiganit, Gary Peters thekson: "Këtë javë, unë do ti bashkohem të gjithë shqiptarëve rreth e qark globit, dhe atë nga Kosova në Michigan për të festuar 5 vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gjatë një historie me plot sfida, populli i Kosovës me përpjekjet e vazhdueshme, është i lirë dhe i pavarur, dhe ka sot shtetin dhe qeverinë e tyre të zgjedhur në mënyrë demokratike. Pavarësia e Kosovës, thotë kongresisti Peters është njohur deri tani nga 98 anëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe unë jam i bindur se numri vendeve që do ta njohën Kosovën do të vazhdojë të rritet."

Në deklaratë ai ka pohuar se "Unë kam qenë me fat për të vizituar Shqipërinë dhe Kosovën, në të cilin unë pashë se çdo shtëpi mbante në kulm të saj me shumë se një flamur - një flamur shqiptar - por edhe një flamur amerikan që valëvitej përkrah njeri tjetrit. Unë jam krenar të jem një mik i mirë popullit të Kosovës dhe si një udhëheqës aktiv i Grupit Shqiptarë të Kongresit në Uashington, unë të vazhdojë të mbështesë pandërprerë lidhjet e shkëlqyera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës."

Në fund të kësaj deklarate kongresmeni amerikan Gary Peters si anëtarë i Komitetit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin Amerikan, thotë: "Le të festojmë së bashku pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe të ndihmojmë rritjen e vazhdueshme edhe vendosmërinë e saj për t'u angazhuar në të gjitha proceset demokratike".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat