​Aliu pret në takim zëvendësministrin Syla

Kosova

​Aliu pret në takim zëvendësministrin Syla

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka pritur dje në takim pune zëvendësministrin e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Shemsi Syla, këshilltarin politik të ministrit të Mbrojtjes, Hajriz Sejdiu, oficerin e FSK-së për bashkëpunim civilo-ushtarak, kolonelin Veli Muratin dhe nënkolonelin Muzafer Selimi nga Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.

Gjatë këtij takimi, Aliu bëri të ditur se u diskutua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes institucioneve tona, sidomos për ndërveprimin në fushën e ndihmës ushtarake për autoritetet tona lokale civile.

“Diskutuam sfidat e qeverisjes lokale në menaxhimin e fatkeqësive natyrore, me ç'rast zëvendësministri Syla na ofroi bashkëpunim të qëndrueshëm në menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive natyrore, me premtimin për sigurimin e trajnimeve dhe certifikimeve në Qendrën Ndërkombëtare për Kërkim-Shpëtim Urban në Pomozotin të Fushë-Kosovës”, tha Aliu.

Ai ka bërë të ditur se zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla e falënderoi për vizitën dhe punën në sektorin e sigurisë që ka shënuar rritje të konsiderueshme viteve të fundit si dhe e njoftoi me punën e mirë dhe projektet konkrete që po i realizojnë në Komunën e Shtimes në interes të qytetarëve”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat