Mustafa takoi ambasadoren e Francës

Kosova

Mustafa takoi ambasadoren e Francës

Më: 19 shkurt 2013 Në ora: 18:24

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Prishtinë, znj Maryse Daviet, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.Në këtë takim, Mustafa dhe ambasadorja Daviet kanë diskutuar për proceset në vend, sidomos rreth procesit të reformës zgjedhore. Ambasadorja Daviet u interesua edhe për qëndrimet politike të Mustafës sa i përket reformës zgjedhore.

Isa Mustafa tha se qëllimi i tij është që sa me shpejt të përfundoj procesi i reformës zgjedhore, në mënyrë që ti hapet rruga mbajtjes se një procesi të drejt dhe demokratike zgjedhor në vend.

Në lidhje me zhvillimet politike në vend, Mustafa tha se qëndrimi i tij është se që rregullimi i raporteve fqinjësore me të gjitha shtetet fqinjë të bëhet përmes bisedave, por në asnjë mënyrë nuk është që në këtë biseda të diskutohet për integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat